"Alibaba" shton blerjen e aksioneve
Shanghai, 15 janar - "Alibaba" ka blerë aksione të një kompanie me seli në Shanghai, që merret me reklamat online "AdChina", për të përmirësuar shërbimet e reklamimit online për shitësit.
\"AdChina\" do të mbetet një njësi e pavarur pas përfundimit të blerjes.
Partnerët do të ndajnë platformën e reklamave dhe kapacitetin e të dhënave për t\'i ardhur në ndihmë rrjetit online.
Ata do të ndihmojnë gjithashtu shitësit online për t\'i pozicionuar më mirë reklamat në vendin dhe kohën e duhur.
\"AdChina\" paraqiti një ofertë fillestare në vitin 2012, por u tërhoq një vit më vonë për shkak të kushteve të pafavorshme të tregut të letrave me vlerë.