Alibaba rekord të ri shitjesh
Pekin, 11 nëntor - Gjiganti kinez i Tregtisë Online "Alibaba" tha seështë shënuar një rekord i ri në shitjet ku brenda orës së parë tëuljeve me rastin e "Ditës së Beqarëve" është shënuar një vlerë prej 2miliardë dollarësh amerikanë.
Bëhet e ditur se kjo shifër është e njëjtë me atë që u arrit për 9 orë vitin e kaluar.
Këtë vit, Alibaba ka promovuar eventin duke ndihmuar blerësit nga brenda dhe jashtë vendit të blejnë produktet e kërkuara.
Alibaba nisi uljet në \"Ditën e Beqarëve\" më 11 nëntor të vitit 2009.
Që nga ajo kohë, kjo praktikë ka krijuar një valë gjithnjë e më të madhe tregtare.