07 Janar 2025

Alibaba, rekord shitjesh 14 miliardë dollarë për një ditë

Pekin, 12 nëntor - Gjiganti i tregtisë elektronike Alibaba theu rekordin e shitjeve të mërkurën duke arritur vlerën e mbi 90 miliardë juanve, ose 14 miliardë dollarë amerikanë gjatë të ashtuquajturës \'Ditë e Beqarëve\'.

Shitjet njohën një rritje prej 60% nga viti i kaluar. Shërbimi i pagesave i kompanisë, Alipay, përpunoi 117 milionë transaksione në orën e parë të së mërkurës.

Drejtori ekzekutiv i Alibaba-s, Jack Ma, tha se shpreson që \"ethet kineze të blerjeve t\'i kalojnë të gjithë botës\".

\"11/11, kjo ditë fillon dhe bahet globale. Dhe mendoj se gjatë 5 vjetëve të ardhshëm ne do të jemi në Tokio, mund të jemi në Paris dhe në Nju Jork. Shpresojmë se 11/11 është një ditë e mrekullueshme për konsumatorët, për çdo biznes të vogël, për çdo biznes që ndodhet në epokën e internetit.\"

Alibaba deklaroi se këtë vit porositë janë kryer nga 232 vende dhe rajone të botës.

Kompania rival, JD.com deklaroi se mori 20 milionë porosi deri në orën 17:30 të se mërkurës.

Të dhënat paraprake tregojnë se afro 70 për qind e shitjeve u realizuan nëpërmjet celularëve. Këtë vit blerja e ushqimeve njohu një rritje të madhe, ndërsa televizorët ishin të përlyer për blerësit në fshat.

Njëmbëdhjetë nëntori u bë i njohur si Dita e Beqarëve në Kinës në vitet \'90, kur dy të rinj e gjetën si shkak për të shpenzuar para për vete. Kompania Alibaba e prezantoi për herë të parë ditën e dy 11-ve në vitin 2009, dhe që atëherë kjo ditë është kthyer në ditën më të madhe të blerjeve në internet në Kinë.

Për krahasim, amerikanët shpenzuan 1.5 miliardë dollarë \'të premten e zezë\' të vitit të kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)