04 Janar 2025

"Alibaba" bëhet kompania më e madhe e shitjes me pakicë në botë

Pekin, 7 prill - Në fund të vitit fiskal 2016, që përfundoi më 31 mars, vlera e përgjithshme e transaksioneve të gjigantit kinez të tregtisë në internet \"Alibaba\" e ka kaluar atë të tre kompanive të tjera më të mëdha të shitjes me pakicë. Kjo do të thotë se \"Alibaba\" është bërë tashmë kompania më e madhe e shitjes me pakicë në botë.

Sipas të dhënave statistikore, deri më 21 mars të vitit 2016, vlera e përgjithshme e transaksioneve të grupit \"Alibaba\" ka arritur në 3 trilionë juanë (afro 475.89 miliardë dollarë amerikane), ose mbi 1.3 miliardë dollarë amerikanë në ditë.

Deri tani tre kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë në botë ishin \"Wall-Mart\", \"Costco\" dhe \"Carrefour\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)