Albi Mall fiton çmimin Best Buy Award 2015/2016 pёr tregun kosovar
Zurih, 12 qershor - Nga hulumtimi i kryer nga ICERTIAS në Republikën e Kosovës, bëhet e ditur se Qendra Tregtare Albi MALL është zgjedhja e parë e kosovarëve kur vjen te blerja në qendra tregtare.
Në Albi Mall, klientët mund të gjejnë lloje të ndryshme të dyqaneve me të gjitha gjërat e nevojshme për jetën e përditshme. Eksperiencën e blerjes e përmbushin edhe shumë aktivitete të ndryshme për të gjithë familjen.
Që konsumatorët dhe vizitorët e Albi MALL janë të kënaqur me kualitetin dhe shërbimet e ofruara me çmime të volitshme e konfirmojnë edhe rezultatet e hulumtimit nga i cili Albi MALL është përzgjedhur si qendra më e mirë tregtare që ofron çmim dhe cilësi në mbarë tregun e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës kanë shprehur kënaqësinë për shërbimet e marra në hulumtimin e parë të realizuar per Best Buy Award në Prill 2015 në Republikën e Kosovës, që u organizua nga organizata Zviceriane ICERTIAS International Certification Association GmbH. Kjo organizatë bën matjen e experiencës dhe kënaqësisë së konsumatorëve për shërbimet dhe produktet, duke u bazuar në raportin midis çmimit dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të marra.
Në hulumtimin Best Buy Award, pjesëmarrësit janë pyetur se çka paraqet për ta raporti më i mirë midis çmimit dhe cilësisë vlera më e mirë e parasë - duke u nisur nga eksperienca personale në tregun e Kosovës.
Për qendra tregtare, shembull, pjesmarrësit janë pyetur:
Sipas përvojës suaj personale, cila qendër tregtare (qendër tregtare me mbi 50 dyqane të ndryshme, restorante, kafene dhe ambiente të tjera) ofron raportin më të mire çmim-cilësi në tregun kosovar:
Shumica e pjesëmarrësve i janë përgjigjur kësaj pyetje me Albi MALL
Pyetjet në hulumtimin e Best Buy Award kanë qenë të hapura, si p.sh. pjesëmarrësve nuk u është ofruar zgjedhje e përgjigjes. Ata kanë qenë të lirë të përgjigjen me emra të prodhuesve dhe ofruesve të shërbimeve, të cilët, sipas eksperiencës së tyre, ofrojnë raportin më të mirë çmim-kualitet në treg.
Është me rëndësi të theksohet që hulumtimi Best Buy Award nuk bën matjen e kapitalit të kompanisë ose pjesëmarrjen në treg. Eksperienca, opinionet, kënaqësitë dhe përceptimet e konsumatorëve janë përdorur ekskluzivisht për matjen e çmimit në raport me blerje, kur është fjala për produkte dhe shërbime në treg, duke u bazuar në eksperienca personale.
\'\'Çmimi Best Buy Award është burim krenarie për kompaninë tonë dhe tregon dedikimin tonë që kemi për të krijuar ambientin më të mirë të mundshëm për punëtorët dhe qiramarrësit tanë, në mënyrë që ne të mund të ofrojmë shërbime të kualitetit të lartë tek konsumatorët.
Për të ju falenderuar konsumatorëve tanë për mbështetjen e tyre gjatë gjithë këtyre viteve, Albi MALL është i përkushtuar të vazhdoj të ofroj kualitet në shërbime dhe gamë të gjerë të produkteve me çmime konkuruese në tregun kosovar\'\' është shprehur menaxhmenti i Albi Group.
Metodologjia dhe mostrat e përdorura
Hulumtim Best Buy Award në Kosovë 2015/16 është organizuar nga organizata Zviceriane ICERTIAS International Certification Association BmbH, duke përdorur si mostra 1,200 qytetarë të Kosovës, përdorues interneti nga mosha mbi 15 vjeç.
Sondazhi është realizuar në Prill 2015 duke përdorur pyetësor online, në bazë të metodës së Intervistim Online Deep Mind Awareness (CAWI-DEEPMA) (metodologji e fokusuar në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve e bazuar në raportin midis çmimit dhe cilësisë së produkteve ose shërbimeve).
Rreth Projektit Best Buy Award
Best Buy Award është një projekt nga International Certification Association GmbH (ICERTIAS), me seli në Zyrih, Zvicer.
Misioni i kërkimeve nga Best Buy Award është të fitohen njohuri mbi përvojat e përdoruesve dhe përceptimit tëprodukteve dhe shërbimeve që klientët çmojnë dhe qëofrojnë raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë (i ashtuquajtur Best Buy).
Synimi i projektit dhe çertifikimit Best Buy Award është të thjeshtësoj kërkimet për mallërat dhe shërbimet më të mira me çmimin më të favorshëm. Përfituesit e këtij procesi synohet të jenë blerësit lokal dhe ata ndërkombëtarë.
Studimi kërkimor i Best Buy Award është kryer sipas dispozitave të Kodit Ndërkombëtar për Zbatimine Kërkimeve Sociale dhe tëTregut, të miratuara nga Oda Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Shoqata Evropiane e Ekspertëve Kërkimorë (ESOMAR).