Albi Commerce merr çmimin ndërmarrja me konkuruese në rajon
Prishtinë, 5 nëntor - Me qëllim të promovimit dhe të avancimit të ndërmarrësve si dhe forcimit të dialogut publiko- privat, në funksion të zhvillimit ekonomik, sot në Prishtinë, në Ditën e Bizneseve të Vogla, u mbajt konferenca informuese për mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.
Kjo konferencë informuese e cila u organizua nga Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Qendër si dhe në partneritet me institucione të tjera publike e private, si Administratën Tatimore të Kosovës, Doganat e Kosovës si dhe donatorë të tjerë, kishte për synim informimin e përfaqësuesve të bizneseve të vogla dhe të mesme lidhur me mbështetjen që autoritetet përkatëse mund ti ofrojnë sektorit privat.
Xhemajl Syla nga Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve, shpjegoi në mënyrë të thuktë të gjitha projektet dhe aktivitetet e Agjencisë për Mbështetjen e Bizneseve të Vogla.
Nga ana tjetër, Hasan Neziri, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillim Rajonal Qendër, tha se qëllimi i këtij aktiviteti është fuqizimi i dialogut publiko-privat si dhe informimi i komunitetit të biznesit se çfarë janë duke bërë institucione e nivelit qendror dhe lokal për mbështetjen e sektorit privat.
Në këtë konferencë informative, përfaqësuesit e bizneseve patën mundësi të njihen edhe me lehtësitë që Doganat e Kosovës u ofrojnë bizneseve, me të rejat nga Administrata Tatimore e Kosovës si dhe mundësitë e përfitimit nga programet e donatorëve të tjerë.
Ngjarja ka përfshirë edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për ndërmarrjen më konkurruese në Rajonin Qendër me çrast;
I. Çmimin e parë e fitoi kompania Albi Commerce
II. Çmimin e dytë e fitoi kompania Glavbolgarstroy AD
III. Çmimin e tretë e fitoi kompania American Hospital Kosova SH.P.K