Al Petrol përmbyll vitin 2015 me suksese të mëdha
Prishtinë, 24 dhjetor - Kompania më e madhe e derivative të naftës Al Petrol shënoi dje përmbylljen e suksesshme të këtij viti afarist me të cilin rast bëri edhe inagurimin e pikës më të re të karburantit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në kilometrin e tretë.
Prezent në këtë ngjarje ishin shumë personalitete me ndikim në jeten politike dhe ekonomike në vend si ambasadorë dhe anëtarë të tjerë të misioneve diplomatike në Kosovë, ministra dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, udhëheqës të odave ekonomike dhe bashkëpunëtorë të tjerë në fushën e ekonomisë.
Me këtë rast, themeluesi dhe drejtori i Al Petrol z. Latif Kryeziu ndër të tjera, tha Në mbyllje të këtij viti, duam të ju falenderojmë për përkrahjen tuaj dhe të festojmë së bashku sukseset tona.
Duke qenë prezent në këtë inaugurim, mund të shihni se ne jemi duke ofruar shërbimet tona cilësore edhe për klientë të tjerë të cilët duam ti kemi në familjen tonë. Poashtu, z.Kryeziu i përgëzoi të gjithë punëtorët dhe bashkëpunëtorët që së bashku arritën të shënojnë këtë vit me suksese të mëdha.
Më pas, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi. Ai përgëzoi kompaninë Al Petrol për sukseset dhe arritjet e vazhdueshme, duke thënë se ndjehen të kënaqur se tanimë qytetarët e Obiliqit mund të shfrytëzojnë shërbimet e kompanisë, të sigurtë në kualitetin e lartë të produkteve dhe të shërbimeve të Al Petrol.
Ndërkaq, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu, i uroi udhëheqësitë e Al Petrol për zgjerimin e shërbimeve të tyre, duke e cekur se kompania është një kontribues i madh i ekonomisë së vendit. Njëkohësisht, z. Gerxhaliu vlerësoi lartë kualitetin e këtij operatori, lider në vend.
Kompania Al Petrol punëson mbi 1.000 punëtorë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa numëron mbi 70 pika të derivateve të shtrira në mbarë vendin. Përndryshe, Al Petrol kontribuon me mbi 50 milion Euro në buxhetin e Republikës së Kosovës. Al Petrol ofron shërbime të ndryshme si deponi moderne, transport, markete, hotele, restorante e mbi të gjitha, derivate me kualitet shumë të lartë.