AL Petrol do të emërtohet Shell
Prishtinë, 2 shkurt - Sot në pikën e saj në Veternik Kompania AL Petrol organizon konferencë për media ne te cilën do të zyrtarizoj marrëveshjen mes Kompanisë AL Petrol dhe Kompanisë me renome botërore Shell.
Shell është kompania e derivateve më e madhe në botë ne mbi 43 000 pika në 5 kontinente.
Marrëveshja do të zyrtarizohet nga përfaqësuesit e të dyja kompanive.
Më konkretisht kjo marreveshje nënkupton që AL Petrol, do të emërtohet Shell, e cila do të furnizojë qytetarët e vendit me derivate cilësore dhe me një gamë të gjerë të produkteve të saj.