23 Dhjetor 2024

Aksionet në SHBA dhe Evropë shënuan ngritje, Azi rënie

New York, 12 gusht - Aksionet në Shtetet e Bashkuara kanë shënuar ngritje në orët e para të bursës, duke rimarrë disi veten nga rënia e madhe e ditës së djeshme.

Për ngritjen e tyre duket se ka ndikuar raporti i sotëm  i Departamentit të Punës sipas të cilit firmat kanë pushuar më pak punëtorë se më parë.

Gjatë javës së fundit numri i personave që regjistrohen si të papunë ishte më i ulti i katër muajve të fundit. 

Analistët paralajmërojnë gjithsesi se fakti që është pakësuar numri i atyre që regjistrohen si të papunë nuk do të thotë se firmat po marrin njerëz në punë, por se po pushojnë më pak se më parë.

Edhe në Evropë, pas rënies në orët e para, bursa shënoi më pas rritje. Ndërsa bursat aziatike u mbyllën sot me rënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)