Aksionet e Samsung Electronics pesuan renien me te madhe

Seul, 27 gusht - Aksionet e Samsung Electronics pesuan renien me te madhe ne nje dite te vetme prej te pakten 4 vjetesh pas vendimit te gjykates ne Shtetet e Bashkuara, e cila dilte ne perfundimin se gjiganti koreano-jugor i teknologjise kishte kopjuar modelet e Apple-it.
Ne bursen e Seulit, aksionet e kompanise rane me 7%, niveli me i larte i shenuar qe prej 2008-tes. Samsungu u urdherua nga gjykata t\'i paguaje Apple-it 1 miliarde dollare demshperblim, nje prej vendimeve me domethenese te betejes boterore per te drejten e pronesise intelektuale.
Kompania e beri te qarte se ka ndermend te apeloje vendimin. Pasojat e tij ne tregjet financiare, sipas analisteve, i detyrohen frikes se investitoreve se mund te cenoje te ardhurat. Demi ishte shume me i madh nga c`prisnin tregjet, thote John Park i Daishin securities dhe pasigurite vazhdojne, duke perfshire ketu mundesine e nje bllokimi te shitjeve.
Apple mund ta pretendoje nje gje te tille per ndalimin e produkteve te Samsungut ne Shtetet e Bashkuara.
Nje prej shqetesimeve me te medha te kompanise koreano-jugore eshte nese Apple-i do te vere ne shenjester prodhimin e saj Galaxy S3, i cili nuk perfshihej ne gjykimin e fundit, i fokusuar tek produktet e mehershme.
Deri tani ky eshte Smartphone-i me i shitur i Samsungut, dhe po te perfshihet ne listen e artikujve te ndaluar ne shtetet e bashkuara, apple- do te fitonte nje avantazh te jashtezakonshem ne treg.
Ne zemer te te gjithe konfliktit qendrojne pretendimet se Samsungu, ka kopjuar modelin e iPhone-it popullor të rivalit amerikan. Çështja eshte pjese një beteje ligjore globale disa miliarda dollarëshe mes dy kompanive.