Aksionet e automobilave gjermanë pësojnë rënia pas kërcënimeve të Trumpit

Frankfurt, 17 janar - Aksionet e prodhuesve gjermanë të makinave pësuan rënie të hënën pasi presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump kërcënoi industrinë me gjobitje për shitjen e makinave në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, makina të cilat janë prodhuar në vende të tjera.
Ndërkohë aksionet e Volkswagen kanë rënë më shumë se dy për qind në tregun e Stock Market Frankfurt dhe aksionet e BMW-së ranë ndjeshëm me 1,25 për qind.
Aksionet e Daimler, prodhuesi i automjeteve Mercedes-Benz, janë më poshtë se 1,63 për qind.
Megjithatë, BMW-ja me bazë në Mynih replikoi ndaj vërejtjeve të Trumpit duke thënë se BMW Group është në shtëpinë e saj në ShBA.