Aksionet e Amazon shënojnë rritje rekorde
New York, 16 gusht - Aksionet e Amazonit, kanë shënuar një rekord të ri për nga çmimi i lartë i tyre, ndërkohë që kompania po i afrohet një vlere tregu prej një trilion dollarë.
Aksionet e Amazonit mbyllën ditën e hënë të tregtimit me një vlerë prej 1.896,20 dollarë për një aksion, që është një rritje prej 0.52 për qind nga dita e premte.
Të dhënat e fundit flasin se shitësi online, zë vendin e dytë për nga lartësia e vlerës së kompanisë, pasi 914.7 miliardë dollarët e bëjnë të radhitet pas kompanisë Apple, e cila është kompania e parë në histori me një vlerë mbi një 1 trilion dollarë.
Aksionet e Amazonit do të duhet të rriten edhe me vetëm nëntë për qind, në mënyrë që kjo kompani të arrijë vlerën prej një trilion dollarë.
Një vit më parë, aksionet e Amazonit vlerësoheshin me 983.30 dollarë.
Michael Olson, nga kompania Piper Jaffray që merret me menaxhim të aseteve, përmes një shkrese u ka thënë klientëve se pret që biznesi i reklamimit online të Amazonit, të bëhet njëri nga departamentet më profitabile të kompanisë.
Fati i cili ka përcjellur Amazonin në Wall Street, ka bërë themeluesin e saj Jeff Bezos, njeriun më të pasur në histori.
Muajin e kaluar, Forbes vlerësoi pasurinë e Bezosit në 150 miliardë dollarë.