Aksion për kapjen e mallrave të kontrabanduara
Prishtinë, 1 qershor - Njësitet e Doganës sot në kuadër të aktivitetit anti-kontrabandë duke targetuar kontrabandimin e tekstill (markave të mbrojtura) kanë zhvilluar aktivitete dhe aksione të cilat kanë rezultuar me kapjen dhe identifikimin e kontrabandistëve, në këto aksione ka asistuar edhe Policia e Kosovës.
Fillimisht aksioni është zhvilluar në regjionin e Prishtinës dhe ka filluar me datën 26 maj ku është arritur të kapet një furgon me veshmbathje të kontrabanduara. Derisa aksioni i radhës është zhvilluar në magjistralen Ferizaj Prishtinë ku është kapur vetura e radhës me tekstil të kontrbanduar. Derisa dje është kapur një furgon i cili po ashtu kishte mallra të kontrbanduara.
Në të gjitha raste mallrat janë konfiskuar (mbi 10,000 copë) së bashku me automjetet transportuese (3 copë) derisa kundër dyshuarve dogana ka filluar hetimet për kontrabandim mallrash.