10 Janar 2025

AKS-ja shënon “Ditën Botërore të Standardeve”

Prishtinë, 14 tetor - Agjencia Kosovare e Standardizimit, të martën ka mbajtur manifestimin “Dita Botërore e Standardeve”. Ky manifestim, tashmë tradicional për standardizimin kosovar, shënohet anekënd Globit në forma të ndryshme.

Gjatë aktivitetit të organizuar me këtë rast, u.d. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, theksoi se e kjo është ditë e shënuar në historinë e ISO-s, duke u shprehur i sigurt se edhe Kosova po integrohet suksesshëm në rrjedhat e Infrastrukturës së Cilësisë, në hap me vendet e rajonit.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka kushtuar vëmendje të veçantë standardizimit, akreditimit, metrologjisë, mbrojtjes së konsumatorit dhe mbikëqyrjes se tregut, duke i avancuar këto struktura ne nivele më të larta, me qëllim  që të përmbushim detyrat që dalin nga MSA”, tha Kastrati.

Ai theksoi se është arritur harmonizim i kënaqshëm i ligjeve më ato të BE-së, si dhe është plotësuar  baza nënligjore për implementim të tyre, janë transpozuar një numër direktivash të BE-së, që rregullojnë një varg fushash prioritare nën përgjegjësinë e MTI-së.

“Agjencia Kosovare e Standardeve ka miratuar tashmë 700 standarde evropiane si standarde kosovare, duke respektuar normat e standardizimit të diktuara nga Komiteti Evropian i standardeve. Standardet e proceduara nëpër komitetet teknike përkatëse, ASK-ja i ka konvertuar në format elektronike, për t’i shërbyer më lehtë palët e interesit me to."

"Agjencia e standardeve tashmë plotëson mjaftueshëm nevojat kosovare për standarde evropiane të miratuara si standarde nacionale. Kjo Agjenci e ndihmuar nga strukturat përgjegjëse në MTI, gjithashtu zhvillon fushata promovuese të standardeve, duke stabilizuar rëndësinë e implementimit të tyre në ekonominë e vendit”, ka thënë ministri Kastrati.


U.d. Ministri i MTI-së, Avni Kastrati tha se mesazhi i këtij manifestimi sot është “standardet vendosin rregulla të njëjta për të gjithë” dhe se kjo bënë që të kuptohet që standardet mundësojnë konkurrencë të ndershme dhe të barabartë për të gjitha bizneset.

“Në një përvjetor të mëhershëm kishim gjithashtu një mesazh domethënës: Një Evropë, një Standard. Sondazhe të shumta kanë treguar që kosovarët janë popull proevropian, dhe synimet tona janë t’i bashkohemi ekonomikisht edhe politikisht këtij Kontinenti të cilët i takojmë”, ka përfunduar Kastrati.


Ndërkaq, Hafiz Gara, kryeshef i Agjencisë Kosovare të Standardizimit (AKS) tha se Agjencia Kosovare e Standardizimit, përvjetorët e themelimit të ISO-s tashmë disa vite i shënon  në forma të këtillë, që t’i jepet rast bizneseve të artikulojnë kërkesat e tyre, që KT-të e fushave të ndryshme t’i piktakojnë në këtë festë të përbashkët, si dhe që ekspertët të IC t’u jepet shansi të ofrojnë rekomandime dhe sugjerime për zhvillimin e mëtejshëm të standardizimit.

“Ndër parimet themelore të standardizimit janë edhe transparenca, konsensusi dhe diskutimi publik, dhe ASK-ja po përpiqet t’i vë në jetë këto parime”, ka thënë Gara, duke shtuar se “gjatë këtyre 9 viteve jemi përpjekur të ngrisim sistemin e standardizimit, pasi që synimi ynë është një Evropë e Bashkuar”.

Ai më tej theksoi se fokusi i punës së AKS-së është miratimi i standardeve evropiane dhe ndërkombëtare si standarde kosovare.

“Draftimi i tyre si standarde  të pastra nacionale nuk po zhvillohet as në shtetet fqinje postkomuniste, ngaqë të gjitha vendet në tranzicion, janë vu në garë se kush do të arrij më parë në BE. Dhe BE-ja kërkon adoptim të standardeve të CEN-it në shkallën 80 %, ndërsa të atyre të harmonizuara në shkallën 100 %”, ka thënë ai.

Në fund të këtij manifestimi janë bërë disa prezantime të arritjeve të standardizimit kosovar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)