AKR mbështet vendimet e minstres Kusari - Lila
Prishtinë, 29 qershor - Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli dhe të gjitha forumet e Aleancës Kosova e Re, mbështesin fuqishëm, veprimet e ndërmarra nga ana e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, znj.Mimoza Kusari-Lila.
AKR, vlerëson se veprimet e ndërmarra nga ana e ministres Kusari-Lila, ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e ekonomisë së Kosovës, mbrojtjen e punës dhe nxisin zhvillimin ekonomik të vendit tonë përmes zhvillimit, fuqizimit dhe mbrojtjes së investitorëve vendas dhe të huaj, sipas rregullave të BE-së.
Mbrojtja e investitorëve në përgjithësi dhe prodhimeve vendore sipas AKR-së është një virtyt i çdo politikani të sinqertë.
\"Masa të tilla, ndërmerren në të gjitha vendet demokratike, ku mbretëroron interesi i mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.\"
AKR mbështet dhe inkurajon ministren Kusari-Lila, që vendimet e tilla ti mbajë në fuqi deri në përfundimin e afateve ligjore.