AKP zyrtarisht shpall likudimin në shitje të aseteve
Prishtinë, 8 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në shkurt, AKP ka njoftuar menaxhmentin e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gazetat vendore.
Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 1, përmban 16 Njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes likuidimit.
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 7 prill 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.
Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për privatizim:
Njësia 1: Dyqani "Moda" rreth 56 m² në Rr, Çarshia e Gjatë Nr 61 në Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori" me Fi. 545/89 (e njohur dikur si "17 Novembar Fi.628/92", "17 Novembar" SH.A. në Fi.6093/92 pronësi e përzier). Dyqan njëkatësh dhe parcelë e tokës (parcela nr. 919, lista poseduese 3806) e vendosur në qendër të qytetit.
Njësia 2: Dyqani "Galanteri Mode-1" e rreth 40 m² në rr. Mbretëresha Teutë 53, Pejë, pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër. Dyqani gjendet në katin përdhese të ndërtesës së banimit, i vendosur në zonën qendrore të qytetit.
Njësia 3: Dyqani "Extra" me rreth 60 m² në rr. Mbretëresha Teutë, Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër. Një objekt biznesi (dyqan) dhe parcelë toke (numri i ngastrës 687 / 5, lista poseduese 1686) në pjesën kryesore të zonës së biznesit në qytet.
Njësia 4: Dyqani "Univerzal" me rreth 105 m² në rr. Çarshia e Gjatë në Pejë pronë e NSH "TE 17 Nentori", si më sipër. Ngastër tokësore në të cilën ka një ndërtim të përkohshëm druri (ndërtuar ilegalisht pas qershorit të vitit 1999 që duhet të largohet) - ngastra nr 936 / 1, lista posedues. 205.
Njësia 5: Dyqani ''Vllaznimi'' me rreth 60m² në rr. Lekë Dukagjini nr.8, në Pejë, pronë e NSH ''TE 17 Nëntori'', si më sipër. Një dyqan në parcelë tokësore prej përafërsisht 70 m² (parcelë 1441 / 3, lista poseduese 5319).
Njësia 6: Toke dhe Ndërtesa, Vushtrri, me sipërfaqe 4,020 m² toke duke përfshirë 410 m² ndërtesa si dhe 100 m² Pompe e derivateve ne rrugën Dëshmoret e Kombit ne Vushtrri, prone e KB Vushtrria me numër Fi-600/90/ Parcela nr. 2233, Zona Kadastrale Vushtrri.
Njësia 7: Stolitë dhe Pajisjet, Prizren pronë e NSH Filigran me Fi-nr 482/89 (gjithashtu/më parë e njohur si DD Filigran dhe NSH Filigran me Fi-nr. 7273/92). Një zgjedhje me më shumë se 6,000 stoli argjendi (produkte të gatshme- aktualisht gjenden në BQK në Prishtinë) dhe pajisjet për prodhimin e stolive që gjenden në Prizren.
Njësia 8: Ndërtesa dhe automjetet, Rahovec në ngastrën kadastrale me sipërfaqe të përafërt 284 m² në rrugën Gëzim Hamza Piktori pn, Rahovec, pronë e SHAM Iliri me Fi. nr. 1773/92. Ndërtesa përfshinë njësinë e Administratës, klasë mësimi dhe garazhin si dhe 7 automjete (në gjendje jo të rregullt) dhe një rimorkio në ngastrën 1862/4, zona kadastrale Rahovec.
Njësia 9: Shitorja nr. 2, Prizren ndërtesë dy katërshe me stoqe në sipërfaqe të përafërt prej 34 m² në rrugën Farkëtarët (ish Ramiz Sadiku) Prizren, pronë e NSH IT Printeks me Fi. nr. 620/89 (më parë e njohur si DD TI Printeks me Fi. nr. 6250/92). Shitore dy katëshe përfshirë stoqet e produkteve të gatshme, në ngastrën kadastrale (nr. i parcelës 2147, zona kadastrale Prizren) në qendër të Prizrenit.
Njësia 10: Tokë dhe ndërtesë, Zym, ku sipërfaqja e përgjithshme është 5,578 m² me 1,280 m² ndërtesë në fshatin Zym, Komuna e Prizrenit, pronë e NSH Komuna me Fi. nr. 589/89 (më parë e njohur si DD Komuna me Fi. nr. 6546/92). Numri i parcelës 1580-2 në zonën kadastrale Zym.
Njësia 11: Shitorja nr. 1 Prishtinë me sipërfaqe prej përafërsisht 82 m² në Dardani rr.5, Lam 9 Lokali nr. 11, Prishtinë, pronë e NSH Komuna. Shitorja, aktualisht i lëshuar me qira, që është fituar nga NSH në vitin 1985 dhe është pjesë e një ndërtese banimi.
Njësia 12: Supermarketi 16, Prishtinë me sipërfaqen totale të tokës prej përafërsisht 327 m² në rrugën Jabllanica, pjesa e njohur si Vranjevc, Pronë e NSH Urata me Numër të Regjistrimit të Biznesit 802430146 (gjithashtu më herët e njohur si NST Vocar/DTP Vocar Fi-no 723/89).
Njësia 13: Shitorja Lluzhan, Komuna e Podujevës me sipërfaqe prej përafërsisht 70 m² në tokën me sipërfaqe prej përafërsisht 155 m², në fshatin Lluzhan, pronë e NSH Urata si më lartë. Ndërtesa është e lëshuar me qira (ngastra nr. 59/4, fleta poseduese 56, zona kadastrale Shakovicë).
Njësia nr. 14: Shitorja prej përafërsisht 28 m² në Kamenicë, prone e NSh Grafikos me nr. Fi-601/89 (gjithashtu/me pare e njohur si DP PROSVETA Fi - 601/89; ose DD PROSVETA me p.o. Fi - 6269/92). Shitorja e cila është ilegalisht e okupuar, ndodhet ne katin përdhese të një ndërtese banesore e cila ishte blerë më 1970.
Njësia nr. 15: Sipërfaqe parkingu në Gjilan prej përafërsisht 1,220 m² në Kamnik, Gjilan, pronë e NSh 'Kombinati i Tekstilit Integj' me nr. Fi-1391/90 (gjithashtu/me pare e njohur si D.P. Tekstilni Kombinat Gnjilane - Fi 1391/90; ose Tekstilni Kombinat D.D u Mesovitoj Svojini - Fi 6228/92; apo Kombinati i Tekstilit Sh.A me Përgjegjësi te plote - Fi 6528/92.
Vetëm tokë (ngastra nr. 2456/14, Zona Kadastrale Gjilan).
Njësia nr 16: Shitore me bodrum, Ferizaj me sipërfaqe te përgjithshme dyshemeje prej përafërsisht 157 m² qe gjendet në rrugën Ahmet Kaqiku, Ferizaj, pronë e NSh Kombinati i Tekstilit Integj' si më lartë. Shitoret, te cilat janë dhëne me qira, gjenden në katin përdhese (100 m²) dhe bodrumi (57 m²) të një ndërtese banesore dhe ishte blere nga ana e NSh-së më 1985.