AKP shtyn vendimin për kthim të aksioneve të Hotel Grand
Prishtinë, 16 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se Komisioni i Bordit të Drejtorëve për Spin-ofe Speciale me datë 15 mars ka shqyrtuar situatën rreth Hotelit Grand.
Komisioni ka shqyrtuar dokumentacionin e pranuar nga blerësi i ndërmarrjes së re Hotel Grand.
Dokumentacioni i sjellur në Agjenci nuk e ka bind Komisionin që të kërkoj nga Bordi anulimin e vendimit të datës 16 dhjetorit 2011 për kthim të aksioneve.
Mirëpo, nga dokumentacioni i pranuar, Komisioni ka konstatuar se ekziston vullneti i mirë i blerësit që ti përmbush zotimet e marra dhe ka kërkuar nga Bordi që ta shtyej ekzekutimin e vendimit për kthim të aksioneve.
Bordi i është përgjegjur pozitivisht kësaj kërkese të Komisionit dhe si rrjedhojë afati për ekzekutim të vendimit për kthim të aksioneve të Hotel Grand-it është shtyrë deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të datës 29 mars 2012.