AKP shpërndan 20 për qindeshin për tri ndermarrje
Prishtinë, 30 prill - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), dje në selinë e AKP-së në Prishtinë ka mbajtur takimin e 21-të të radhës.
Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20%, Bordi i Drejtorëve i AKP-së, mori vendim për shpërndarje të pjesshme të 20 për qindëshit për punëtorët e tri ndërmarrjeve (Plantacioni - Ferizaj, Mustafe Goga - Ferizaj dhe Utva - Pejë).
Bordi mori vendimin që të liroj nga raportimi i mëtutjeshëm ndërmarrjen e re Veraria Rahoveci, SH.P.K, pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas kontratës së shitjes.
Bordi i Drejtorëve të AKP-së aprovoi rekomandimet, që ndërmarrja Emin Duraku, ndërmarrja Jatex dhe ndërmarrja Deva nga Gjakova të trajtohen si ndërmarrje shoqërore.
Gjatë këtij takimi, Bordi aprovoi edhe transaksionet e disa prej shitjeve të aseteve përmes procesit të Likuidimit 1, sipas rekomandimeve të menaxhmentit të AKP-së.