AKP shpalli rezultatet e shtijeve përmes Likuidimit 27
Prishtinë, 7 dhjetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 27 përmes metodës së likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
Për 53 asete sa ishin në shitje përmes kësaj vale të tenderuar gjithsej u pranuan 216 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 5.840.724 uro.
Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që skanë qenë të pranishëm në sallë.
Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve në sallë, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari njoftoi se tanimë nuk do ofrohet për shitje apo privatizim asnjë aset i uzurpuar. Pra, kjo nënkupton që asnjë kontratë nuk lidhet me blerësit pa u liruar aseti parprakisht nga uzurpimi, theksoi ai.
Gjithashtu drejtori menaxhues i AKP-së, Hajdari tha se vitin e ardhshëm do të dinamizohet procesi i privatizimit të aseteve të NSh-ve.
Dëshiroj ta ndaj një lajm të mirë me të gjithë ju që dëshironi të investoni në privatizimin në Kosovë, gjegjësisht në asetet e ndërmarrjeve shoqërore. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marr përkushtim që ta rrisë dinamikën e privatizimit, duke planifikuar që në vitin e ardhshëm 2017 të ofroj nga një shitje gati për çdo muaj, nënvizoi z.Hajdari.