AKP shpall valën 50 të privatizimit
Prishtinë, 16 maj - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 50 të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH), të cilat tenderohen për privatizim.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin prill, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.
Lista e tenderëve për privatizim për valën 50 përmban 13 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 15 Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).
Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.
Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e mërkurë, 8 qershor 2011.
Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 15 qershor 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.
Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të ndërmarrjeve të valës 50:
Ndërmarrja e Re Ekonomia Pyjore Lipjan SH.P.K. - me rreth 50 ari 71 m² (50.71 m²) tokë bujqësoren në të cilën gjendet dhe një ndërtesë administrative me një sip. 133 m² e cila është në gjendje të keqe. Ndër. e Re shtrihet në zonën kadastrale Lipjan në një largësi nga kryeqendra-Prishtina prej afro 16 km.
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Jahoc 3 SH.P.K. - gjendet në zonën kadastrale Jahoc (të njohur gjithashtu edhe si çabrat) të Komunës së Gjakovës. Kjo Ndër. e Re përbëhet kryesisht nga toka bujqësore prej përafërsisht 491192 m2 (49 ha 11 ari dhe 92m2).
Në këtë tender nuk është përfshirë asnjë ndërtesë, bagëti apo asete tjera të lëvizshme.
Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Gjakovës.
Ndërmarrja e KBK Strezoci Ndërtesa e Administratës dhe Oborri SH.P.K. - Kjo ofertë do të sigurojë një mundësi të shkëlqyer për të blerë një ngastër toke në madhësi prej përafërsisht 2250 m², së bashku me ndërtesën administrative me rreth 80 m² të përshtatshme si pikë për grumbullimin e produkteve të ndryshme bujqësore (qumështi, kërpudhat ...) dhe vend për shitjen e sendeve të ndryshme bujqësore/pajisje, të vendosura në fshatin Strezovc/ Strezovcë 12 km nga qyteti i Kamenicës.
Ndërmarrja e Re Stacionit te Veterinarisë Mitrovicë SH.P.K. - ne Mitrovicë SH.P.K. gjendet ne Komunën e Mitrovicës dhe përbëhet nga prona e përshkruar sipas parcelës 2908-2 dhe certifikatës poseduese nr 6341 dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 2419 m2. Ne kuadër te kësaj hapësire te përgjithshme ndodhet edhe ndërtesa me rreth 200 m² e cila nuk eshte e pershkruar ne kopje te planit .Kjo Ndërmarrja e Re do te ri-tenderohet.
Ndërmarrja e Re Kopiliqi i poshtem 2 SH.P.K. do të ketë një sipërfaqe prej përafërsisht 105,46.78 ha tokë bujqësore dhe përfshinë vetëm 8 parcela te përshkruara ne Certifikatën mbi te drejtat e pronës se paluajtshme UL-72015028-100, Zona kadastrale Kopiliqi i poshtem. Asnjë ndërtesë e NSH nuk do të transferohet në këtë Ndërmarrje të Re.
Ndërmarrja e Re Shala SH.P.K. - përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 26940m², sipas Listës Poseduese nr. 3361 zona kadastrale Mitrovicë, Komuna e Mitrovicës. Ka objekte qe transferohen në Ndërmarrjen e Re me një sipërfaqe prej përafërsisht 880m2.
Vërejtje: Duhet te merret parasysh se do të kemi ca ndryshime pasi të bëhen matjet në teren ,sa i përket sipërfaqes se tokës dhe ndërtesave qe do te transferohen ne Nder. e Re Ndërmarrja e Re tani shfrytëzohet/okupuar nga EULEX. Aktiviteti kryesorë i saj ka qenë shitja e materialit ndërtimorë me shumicë dhe pakicë.
Ndërmarrja e Re Betonjerka SH.P.K. - përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 52729m², mirëpo sipërfaqja e cila nuk është brenda rrethojës dhe përfshijnë një sipërfaqe prej përafërsisht 10000 m²,nuk do të transferohen ne Nder. e Re. Në Certifikate dhe kopje te Planit nuk janë te përshkruara objektet dhe ndërtesat të cilat gjenden aty. Shënimet nga raporti i auditorit te pavarur te datës 25 qershor 2001 lënë të kuptohet se objektet në tërësi përfshijnë sipërfaqe prej 8,511 m2. Ka edhe pajisje dhe makineri që do të transferohen ne Nder. e Re.
Vërejtje : Duhet te merret parasysh se do të kemi ca ndryshime pasi të bëhen matjet në teren ,sa i përket sipërfaqes se tokës dhe ndërtesave qe do te transferohen ne Nder. e Re.
Ndërmarrja e Re Dukagjiniremont - Depoja SH.P.K. - përbën një mundësi të mirë investimi në objektin, e përdorur si shitore, me sipërfaqe rreth 472m² e cila ndodhet në katin përdhese të një objekti banesor në ngastrën kadastrale nr. 240/2, FP 5774 Zona Kadastrale Pejë, afër stacionit të autobusëve në Pejë, Kosvë.
Ndërmarrja e Re Ereniku Bodrumi i Verës SH.P.K. - përfshin kompleksin e Bodrumit të Verës, që përfshin sipërfaqen e përgjithshme të tokës rreth 31034m², të regjistruar në Ngastrën Kadastrale nr 510, FP.319, ZK Qerim në Komuna Gjakovë, ndërtesat e pajisura të cilat zënë rreth 4550m² sipërfaqe toke, dhe stoqet prej rreth 2,000,000 litra verë llojesh dhe moshash të ndryshme, fundërrinë për distilim si dhe destilat të verës.
Ndërmarrja e Re Hotel Onix Banja e Pejës dhe Ilixhe SH.P.K. - ofron mundësi të mirë investimi në blerjen e ish-Hotel dhe Ilixhe në Banjë të Pejës, Komuna Istog në një sipërfaqe rreth 26 ha dhe më shumë se 38.000 m² sipërfaqe të ndërtesave. Ndërmarrja ka të drejtën e përdorimit të burimit të ujit i cili ka veçori shëruese i cili është i vetmi në Kosovë dhe një ndër të paktit në rajon.
Ndërmarrja e Re Rilindja Zona Industriale SH.P.K. - i ofron blerësve potencial mundësi për blerjen e tokës me një sipërfaqe prej përafërsisht 12,331 m² (1 ha 23 ari 31 m²) dhe dy ndërtesa komerciale me sipërfaqe totale prej përafërsisht 2,105 m², që gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës.
Ndërmarrja e Re Ratar Ajvali SH.P.K. - ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 527,135 m² (52 ha 71 are 35 m²) në një pjesë mjaft atraktive në zonën kadastrale Ajvali. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund te rritet dukshëm me investime përkatëse.
Ndërmarrja e Re Ratar Llapllasellë SH.P.K. - ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 62,680 m² (6 ha 26 are 80 m²) në një pjesë mjaft atraktive në zonën kadastrale Llapllasellë. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund te rritet dukshëm me investime përkatëse.
Ndërmarrja e Re Liria Salloni i Mobileve SH.P.K. - përfshin kompleksin komercial/ ndërtesën që përmban bodrumin me rreth 900 m², katin përdhes me rreth 950 m² dhe nën kulmin me rreth 50 m² (B+P+nk), dhe ndodhet në rrugën Zahir Pajaziti p.n në zonën primare të qytetit të Prizrenit. Sipërfaqet e prezantuara si më lartë janë sipas matjeve interne dhe jo zyrtare.
.
Ndërmarrja e Re Liria Mini Shtëpia e Mallrave-Terzimahallë SH.P.K. - kompleksi komercial/mini shtëpia e mallrave për tu bartur në Ndërmarrjen e Re sipas fletës poseduese dhe kopjes së planit të lëshuar nga ZKK-Prizren përshin një sipërfaqe totale te gabaritit prej 281m². Kompleksi komercial/mini shtëpia e mallrave përmban ndërtesën dykatëshe (B+P+1) që përfshin katin përdhes me siperfaqe rreth 225 m² (dy shitore dhe një depo), katin e pare ne siperfaqe rreth 200 m² dhe bodrumi me siperfaqe rreth 30 m². Sipërfaqet e prezantuara si më lartë janë sipas matjeve interne dhe jo zyrtare.