22 Dhjetor 2024

AKP shpall valën 48 të privatizimit

Prishtinë, 28 janar - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 48 të privatizimit të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH), të cilat tenderohen për privatizim.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin janar 2011, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në të gjitha gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 48 përmban 13 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 13  Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e hënë, 21 shkurt 2010.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 28 shkurt 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)