AKP shpall valën 46 të privatizimit
Prishtinë, 4 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 46 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin Shtator 2010, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.
Lista e tenderëve për privatizim për valën 46 përmban 15 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 17 Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).
Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.
Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 27 Tetor 2010.
Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 3 Nëntor 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.