09 Janar 2025

AKP shpall tenderin për shitjen e aseteve të 62 njësive

Prishtinë, 21 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur tenderin e ri për shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqerore në Likudim.

Tenderi për shitjen e aseteve përmes Likuidimit nr. 25 përmban 62 njësi që gjenden në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto njësi/asete atraktive do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gjitha mediat vendore të shkruara dhe elektronike.

Afati i fundit për para-kualifikim është data 16 prill 2014.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është data 23 prill 2014, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30, në praninë e pjesëmarrësve në tender, medieve si dhe me transmetim të drejtpërdrejt përmes kamerave për të mundësuar përcjelljen e ceremonisë nga gjithë opinioni i interesuar.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmesnjë procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Në vazhdim ju lutem gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për shitje përmes Likuidimit Nr. 25:

Njësia nr. 01: Jometalet Kaolini Toka në Lisockë - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 2ha 27ari 97m², në zonën kadastrale Lisockë, Komuna e Kamenicës, e cila është e përshtatshme për kullosa.

Njësia nr. 02: Pasuria Bujqësore Toka në Lloshkobare (Lot A) - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 18ha 75ari 12m² dhe objektin me sipërfaqe rreth 2,130m², në zonën kadastrale Lloshkobare, Komuna e Ferizajit, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm.

Njësia nr. 03: Pasuria Bujqësore Toka në Pleshinë - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 2ha 42ari 55m², në zonën kadastrale Pleshinë, Komuna e Ferizajit, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm.

Njësia nr. 04: Pasuria Bujqësore Toka në Varosh - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 1ha 11ari 38m², në zonën kadastrale Varosh, Komuna e Ferizajit, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm.

Njësia nr. 05: LUX Lokalet Afariste te Gjimnazi në Mitrovicë - ofron për shitje lokalet afariste me sipërfaqe prej 333m² sipas listës së aseteve të ndërmarrjes, ndërsa sipas matjeve në terren lokalet kanë një sipërfaqe prej 365.64m². Lokalet gjenden në rrugën Xhafer Deva (ish Ramiz Sadiku) afër Shkollës së Mesme Gjimanzit në Mitrovicë.

Njësia nr. 06: LUX Dyqani Mishtorja I Mitrovicë - ofron për shitje dyqanin etazhor me sipërfaqe rreth 27m² sipas listë së aseteve të ndërmarrjes, ndërsa sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe prej 30.07m². Lokali gjendet në sheshin Isa Boletini pn, nën ndërtesën e kaltërt në Mitrovicë.

Njësia nr. 07: LUX Dyqani Zana në veri të Mitrovicës - ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe rreth 54m², i cili gjendet në rrugën “Kralj Petar I” afër urës kryesore mbi lumin Ibër. Këto të dhëna janë marrë nga dokumenti-lista e aseteve të Ndërmarrjes, pasi që AKP-ja nuk posedon dokumente tjera pronësore.

Njësia nr. 08: Çyçavica Dyqani Taftison - ofron për shitje dyqanin e Çyçavices “Taftison” me sipërfaqe prej 67m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 68.72m², e cila gjendet në ndërtesën afariste-banesore bashkangjitur me Shtëpinë e Mallrave në rrugën  “Adem Jashari” në qendër të  Vushtrrisë.

Njësia nr. 09: Toka në Baballoq - ofron për shitje token e klasës 4-të me sipërfaqe 16ha 05ari 78m², që ndodhet në ZK Baballoq, Komuna Decan.

Njësia nr. 10: Dyqani nr. 4 - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe të përafërt 80m² që gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në rrugën Fadil Ferati në qytetin Istog. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr. 11: Dyqani nr. 8 - përbëhet nga dyqani etazh me sipërfaqe të përafërt 35m² (33m² sipas matjeve në terren) që gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në rrugën Fadil Ferati në qytetin Istog. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr. 12: Dyqani nr. 24 - përbëhet nga dyqani etazh me sipërfaqe të përafërt 58m² (61m² sipas matjeve në terren) që gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në rrugën Fadil Ferati në qytetin e Istog. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr. 13: Dyqani nr. 2 - përbëhet nga dyqani etazh me sipërfaqe të përafërt 150m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në Banjë të Pejës, përballë postës, Komuna Istog. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr. 14: Dyqani nr. 541/1 - përbëhet nga dyqani etazh me sipërfaqe të përafërt 35m² që gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në rrugën Dëshmorët e Kombit në qytetin e Klinës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr. 15: Dyqani nr. 542 - përbëhet nga dyqani etazh me sipërfaqe të përafërt 88m² (84m² sipas matjeve në terren) që gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në rrugën Dëshmoret e Kombit në qytetin e Klinës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr. 16: Vetëshërbimi nr. 4 - përbëhet nga vetëshërbimi etazh me sipërfaqe të përafërt 80m² (91m² sipas matjeve në terren) që gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në rrugën Nëna Terezë në qytetin e Klinës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.

Njësia nr. 17: Dyqani në Orize - përbëhet nga lokali me sipërfaqe të përafërt 240m² (244m² sipas matjeve në terren) i cili ndodhet në katin përdhesë të objektit banesor në rr. “Skënderbeu”, Komuna Gjakovë. Toka NUK është pjesë e shitjes.

Njësia nr. 19: NBI Suhareka Prona në Sallagrazhdë 6 - ofron për shitje tokën e cila përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 65ari 39m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës.

Njësia nr. 20: NBI Rahoveci Prona në Rahovec 9 - ofron për shitje tokën e cila përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 26ari 26m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Rahovec, Komuna e Rahovecit.

Njësia nr. 21: NBI Rahoveci Prona në Ratkoc 1 - ofron për shitje pronën që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 11ha 15ari 03m², në Zonën Kadastrale Ratkoc, Komuna e Rahovecit.

Njësia nr. 22: NBI Rahoveci Prona në Çifllak 1 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Çifllak, Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 8ha 66ari 53m².

Njësia nr. 23: NBI Rahoveci Prona në Vrajak 13 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Vrajak-Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 10ha 15ari 94 m².

Njësia nr. 24: Shitorja në Blaq - ofron për shitje lokalin me sipërfaqe të përgjithshme prej 85m², që ndodhet në fshatin Blaq, ZK Blaq, Komuna e Dragashit.

Njësia nr. 25: Shitorja në Dikance - ofron pë shitje lokalin me sipërfaqe të përgjithshme prej 45m², prej të cilave 35m² janë ndërtesë dhe 10m² janë oborr. Shitorja ndodhet në fshatin Dikance, ZK Dikanc, Komuna e Dragashit.

Njësia nr. 26: Marketing Export Shitorja Ferizaj - ofron për shitje hapësirën afariste me sipërfaqe prej afërsisht 314m², nga të cilat 133m² në katin përdhesë dhe 181m² bodrumi. Hapësira afariste gjendet në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe të banimit, në rr. Dëshmorët  e Kombit, në qendër të Ferizajt. Nuk ka tokë që do t\'i bartet blerësit të ri. 

Njësia nr. 27: Llapi Shitorja nr. 7 Podujevë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 34m², i cili gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do t\'i bartet blerësit të ri.

Njësia nr. 28: Llapi Shitorja nr. 9 Podujevë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 45m², i cili gjendet në Rr. Skënderbeu në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do t\'i bartet blerësit të ri.

Njësia nr. 29: Llapi Shitorja nr. 11 Podujevë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 43m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve ne terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 46m². Lokali gjendet në Rr. Zahir Pajaziti, në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do t\'i transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 30: Llapi Shitorja nr. 18 Podujevë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 20m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve ne terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 25.80m². Lokali gjendet në Rr. Ilir Konushevci, në qendër të Podujevës.  Nuk ka tokë që do t\'i transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 31: Llapi Shitorja nr. 39 Orllan - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 100m² nga të cilat 70m² shitore dhe 30m² depo, i cili gjendet në fshatin Orllan, Komuna e Podujevës. Nuk ka tokë që do t\'i bartet blerësit të ri.

Njësia nr. 32: Flora Tokë Bujqësore i - ofron për shitje tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 15ha 8ari 36m², në një pjesë atraktive të Podujevës, në fshatrat Bajqinë dhe Dobërdol. 

Njësia nr. 33: Duhani Shitorja Lipjan - ofron për shitje shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 10.70m². Aseti gjendet në katin përdhesë në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t\'i transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 34: Duhani Shitorja Ferizaj - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 13.5m², i cili gjendet në qendër të Ferizajit. Nuk ka tokë që do t\'i bartet blerësit të ri.
 
Njësia nr. 35: Urata Shitorja nr. 26 - ofron për shitje lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 104m², që gjendet në një ndërtesë shumëkatëshe në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Nuk ka tokë që do t\'i transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 36: Gërmia Shitorja nr. 206 - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 298.90m² në katin përdhesë të objektit banesor i cili gjendet në rrugën Agim Ramadani, në Prishtinë. Nuk ka tokë që do t\'i transferohet blerësit të ri. 

Njësia nr. 37: Gërmia Shitorja nr. 81 Obiliq - ofron për shitje shitoren me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 25m². Aseti gjendet në katin përdhesë në kuadër të ndërtesës dykatëshe për banim në një pjesë atraktive të qendrës së Obiliqit, në rrugën Hasan Prishtina afër Përmendores së Dëshmorëve. Nuk ka tokë që do t\'i transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 38: Gërmia Shitorja nr. 189 Sheshi Nënë Tereza Prishtinë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 40m², i cili gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Nuk ka tokë që do t\'i bartet blerësit të ri.

Njësia nr. 39: Tokë Bujqësore Breznicë B - ofron për shitje tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 9ha 32ari 56m² në zonën kadastrale Breznicë të komunës së Obiliqit.

Njësia nr. 40: Ndërtesa EUP Inxhiniering - ofron për shitje objektin e administratës me sipërfaqe totale prej përafërsisht 1,424m². Objekti gjendet në Rr. Fehmi Agani nr. 35, afër “Kafeve të vogla” në Prishtinë. Nuk ka tokë që do t\'i transferohet blerësit të ri.

Njësia nr. 41: Rilindja Libraria nr. 40 Prishtinë - ofron për shitje lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 32.16m², i cili gjendet në Rr. Nazim Gafurri, Qendra Tregtare rrugës për Gërmi, dhe i ofron investitorit mundësi të mira për aktivitete komerciale. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi I ri. 

Njësia nr. 42: Magjistralja Lokalet Afariste Prishtinë - ofron për shitje dy lokale afariste, njëri me sipërfaqe prej përafërsisht 1,093m²  dhe tjetri me sipërfaqe prej përafërsisht 140.6m² në kuadër të të cilit gjendet edhe garazha me një sipërfaqe të përgjithshme prej 29m². Lokalet gjenden në Prishtinë tek rrethrrotullimi që lidh rrugët Prishtinë-Mitrovicë-Fushë Kosovë. Nuk ka tokë që do t\'i transferohet blerësit të ri. 

Njësia nr. 43: Tokë Bujqësore Ribar i Vogël - ofron për shitje tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 18ha 01ari 96m², në zonën kadastrale Ribar i Vogël, në komunën e Lipjanit. 

Njësia nr. 44: Mulliri Toka Lipjan - ofron për shitje tokë urbane me sipërfaqe përafërsisht 21ari 46m² në një pjesë mjaft atraktive në Lipjan, afër Fabrikës “Bonita” dhe hekurudhës.

Njësia nr. 45: LUX Dyqani Goblen - ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe prej rreth 40m², i cili gjendet në Sheshin Jasharaj në Mitrovicë, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 43.56m². Këto të dhëna janë marrë nga dokumenti-lista e aseteve të Ndërmarrjes, pasi që AKP-ja nuk posedon dokumente tjera pronësore.

Njësia nr. 46: Elan Toka afër Thertores në Vushtrri dhe Toka në Gllavotin - ofron për shitje Tokën afër Thertores në Vushtrri që përbëhet prej sipërfaqes rreth 2ha 75ari dhe 22m² me vendndodhje në Vushtrri afër Urës së Gurit, si dhe tokës në fshatin Gllavotin me sipërfaqe rreth 10ha 04ari 92m².

Njësia nr. 47: IMB Dyqani nr. 20 në veri të Mitrovicës - ofron për shitje dyqanin montazhë me sipërfaqe rreth 40m², i cili gjendet në rrugën “Xhon Kenedi” pas Fakultetit në veri të Mitrovicës. Këto të dhëna janë marrë nga dokumenti-lista e aseteve të Ndërmarrjes, pasi që AKP-ja nuk posedon dokumente tjera pronësore.

Njësia nr. 48: IMB Dyqani nr. 28 në veri të Mitrovicës - ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe rreth 65m², me vendndodhje në rrugën “Filip Vishnjiq” në kuadër të objektit banesor, afër ish SPB-së në veri të Mitrovicës. Këto të dhëna janë marrë nga dokumenti-lista e aseteve të Ndërmarrjes, pasi që AKP-ja nuk posedon dokumente tjera pronësore.

Njësia nr. 49: Përparimi Toka Polac i Ri - ofron për shitje pronën që gjendet në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt, e cila përbëhet prej tokës në sipërfaqe prej rreth 1ha 01ari 36m². Nuk ka ndërtesa që do të transferohen tek blerësi i ri.

Njësia nr. 50: FAP Ramiz Sadiku Fabrika në Isniq - ofron për shitje pronën me sipërfaqe përafërsisht 2ha 41ari dhe 38m² dhe objektet (jo funksionale) me sipërfaqe të përgjithshme rreth 6,871m² në ZK Isniq, Komuna Deçan.

Njësia nr. 51: NT Agimi Dyqani në Qarshi të vjetër 2 - ofron për shitje dyqanin (P+1) me sipërfaqe të përafërt 49m² (32m² përdhesa dhe 17m² kati i parë) dhe ngastrën në të cilën gjendet lokali me sipërfaqe përafërsisht 36m² që ndodhet në ZK Gjakovë-Qytet në Çarshinë e Madhe, Komuna Gjakovë. 

Njësia nr. 52: NSH Produkt Dyqani në Istog - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përafërt 48m² (46m² sipas matjeve ne terren) i cili ndodhet në qendër të qytetit të Istogut. Toka NUK është pjesë e shitjes. 

Njësia nr. 53 - NT Agrodukagjini Dyqani tek Semaforët - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe të përafërt 81m² e cila ndodhet në katin përdhesë të një objekti banesor në Rr. Mbretëresha Teutë, afër semaforëve dhe qendrës së qytetit, Komuna Pejë. Toka NUK është pjesë e shitjes. 

Njësia nr. 54: KB Moronica toka në Junik 1 - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përafërt 3ha 23ari 6m² në ZK Junik, Komuna Junik.

Njësia nr. 55: KB Moronica toka në Junik 2 - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përafërt 9ha 21ari 38m² në ZK Junik, Komuna Junik.

Njësia nr. 56: Toka Bujqësore në Kllokot - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 2ha 25ari 96m², në Banjën e Kllokotit e cila ka qasje direkte në rruge publike (të asfaltuar), e cila kalon në mes të ngastrave që janë subjekt i kësaj shitje. Prona ndodhet në periferinë e afërt të Kllokotit dhe është shumë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore si dhe për ndërtim. 

Njësia nr. 58: NBI Rahoveci Prona në Brestoc 1 - ofron për shitje Pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 60ari 29m², në Zonën Kadastrale Brestoc, Komuna e Rahovecit.

Njësia nr. 59: NBI Rahoveci Prona në Xërxe 1 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Xërxe - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 78ari 04m².

Njësia nr. 60: NBI Rahoveci Prona në Retijë 6 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Retijë - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 52ari 76m².

Njësia nr. 61: NBI Rahoveci Prona në Retijë 8 - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 3ha 15ari 55m², në Zonën Kadastrale Retijë, Komuna e Rahovecit.

Njësia nr. 62: NBI Rahoveci Prona në Opterushë 5 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Opterushë, KK Rahovec, me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 2ha 42ari 14m².

Njësia nr. 63: NBI Rahoveci Prona në Hoqë të Vogël 2 - ofron për shitje pronën në Zonën Kadastrale Hoqë e Vogël, KK Rahovec, me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1ha 45ari 98m².

Njësia nr. 64: NBI Rahoveci Prona në Bërnjakë 7 - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 3ha 53ari 90m², në Zonën Kadastrale Bërnjakë, Komuna e Rahovecit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)