AKP shpall shitjen e asteve përmes likuidimit 11
Prishtinë, 30 janar - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin janar 2012, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.
Afati i fundit për para-kualifikim është: 22 shkurt 2012
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 29 shkurt 2012, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.
.