AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.28
Prishtinë, 14 dhjetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.28.
Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 28 përmban 60 njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të mbajtur në muajin nëntor 2016, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në të gjitha gazetat vendore.
Shitja e Aseteve në Likuidim - 27
Njësia nr.01: KB Shillova Toka dhe Objektet - ofron për shitje pronën në sipërfaqe prej rreth 35ari 99m² (3,599m²), nga të cilat oborri me sipërfaqe prej 2,272m² dhe objektet përdhes (P+0) me sipërfaqe rreth 1,327m². Prona gjendet në hyrje të fshatit Shillovë, komuna e Gjilanit. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste.
Aktualisht, Njësia nr.02: Eng Betoni Shitorja në Kamenicë - ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej përafërsisht 24.78m², sipas kontatës mbi shitjen dhe ndërrimin e lokalit, kurse sipas matjeve në terren lokali përbrenda ka sipërfaqe prej 25.95m². Shitorja gjendet në Rr. Skenderbeu p.n., në afërsi të tregut të gjelbër në Kamenicë. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona nuk është dhënë me qira.
Njësia nr.03: 28 Nëntori Shitorja në Gjilan - ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej rreth 248.68m², sipas listës së aseteve, kurse sipas matjeve në terren lokali përmbrenda ka sipërfaqe prej 258.47m². Shitorja gjendet në Rr. Bulevardi i Pavarësisë p.n., në katin përdhesë të ndërtesës banesore në qendër të Gjilanit. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.04: Morava e Epërme Shitorja në Viti (Lot A) - ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej rreth 269m² sipas listës së aseteve, kurse sipas matjeve në terren lokali përmbrenda ka sipërfaqe prej 250m². Shitorja gjendet në Rr. Adem Jashari p.n., në katin përdhesë të ndërtesës banesore në qendër të Vitisë. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste.
Njësia nr.05: Morava e Epërme Shitoret në Viti (Lot B) - ofron për shitje dy lokale afariste, ku njëri lokal ka sipërfaqe prej rreth 113m² dhe tjetri 57m² (në total rreth 170 m²) sipas listës së aseteve, kurse në bazë matjeve interne njëri lokal është rreth 123m² dhe tjetri ka rreth 58m2(në total rreth 181m²). Shitoret gjendet në Rr. Adem Jashari p.n., në përdhesë të ndërtesës banesore në qendër të Vitisë. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.06: Sharr Lokali 1 në Kaçanik ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej rreth 68m² sipas listës së aseteve, kurse në bazë të deklaratës së noterizuar të ish Menaxhmentit dhe sipas matjeve në terren lokali përmbrenda ka sipërfaqe prej 64m². Shitorja gjendet në Rr. Agim Bajrami p.n., në qendër të Kaçanikut. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste.
Njësia nr.07: Sharr Lokali 2 në Kaçanik ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej rreth 78mᶟ sipas listës së aseteve kurse në bazë të deklaratës së noterizuar të ish Menaxhmentit dhe sipas matjeve në terren lokali përmbrenda ka sipërfaqe prej 73m². Shitorja gjendet në Rr. Agim Bajrami p.n., në qendër të Kaçanikut. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste.
Njësia nr.08: Sharr Lokali 3 në Kaçanik ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej rreth 92m² sipas listës së aseteve kurse në bazë të deklaratës së noterizuar të ish Menaxhmentit dhe sipas matjeve në terren lokali përmbrenda ka sipërfaqe prej 81m². Shitorja gjendet në Rr. Agim Bajrami p.n., në qendër të Kaçanikut. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste.
Njësia nr.09: Sharr Lokali 4 në Kaçanik ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej rreth 160m² sipas listës së aseteve kurse në bazë të deklaratës së noterizuar të ish Menaxhmentit dhe sipas matjeve në terren lokali përmbrenda ka sipërfaqe prej 126m². Shitorja gjendet në Rr. Agim Bajrami p.n., në qendër të Kaçanikut. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.10: Sharr Lokali 5 në Kaçanik ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej rreth 100m² sipas listës së aseteve kurse në bazë të deklaratës së noterizuar të ish Menaxhmentit dhe sipas matjeve në terren lokali përmbrenda ka sipërfaqe prej 105m². Shitorja gjendet në Rr. Agim Bajrami p.n., në qendër të Kaçanikut. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.11: Sharr Lokali 6 në Kaçanik ofron për shitje vetëm lokalin afarist prej rreth 88m² sipas listës së aseteve kurse në bazë të deklaratës së noterizuar të ish Menaxhmentit dhe sipas matjeve në terren lokali përmbrenda ka sipërfaqe prej 111m². Shitorja gjendet në Rr. Sali Bajra p.n., në qendër të Kaçanikut. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.12: Lux Lokali Nashe Dete- Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 81m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 79m². Lokali gjendet në rrugën Kral Petar I në Mitrovicën Veriore. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.13: Lux Lokali Nora - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 70m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 88.85m². Lokali gjendet në rrugën Mbretëresha Teutë afër Stacionit të Autobusëve në Mitrovicën Jugore. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.14: Lux Vetëshërbimi Tunel - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe me sipërfaqe prej 150m² sipas listës së aseteve kurse sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 168m², i cili gjendet në banesën e V-të (pestë) të rrugës kryesore në Tunelin e Parë, komuna e Mitrovicës Jugore. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.15: Lux Parcela 01105-0 - Kjo shitje ofron parcelën/tokën ndërtimore 01105-0 me sipërfaqe prej 80m² sipas certifikatës së pronës, e cili gjendet në rrugën Adem Voca p.n. në Mitrovicën Jugore.
Njësia nr.16: Drenica Lokali Afarist nr. 1 - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 72m² sipas informatës të Menaxhmentit të ndërmarrjes për asetet e mbetura, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 76m². Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në sheshin Fehmi Lladrovci në qendër të Gllogocit. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.17: Drenica Lokali Afarist nr. 2 - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 72m² sipas informatës të Menaxhmentit të ndërmarrjes për asetet e mbetura si dhe matjeve në terren. Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në sheshin Fehmi Lladrovci në qendër të Gllogocit. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.18: Çyçavica Lokali Lasta -Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 63m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 66m². Lokali gjendet në fshatin Prilluzhë, përballë Shtëpisë së Kulturës, komuna e Vushtrrisë.
Njësia nr.19: Çyçavica Lokali Sitnica - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 64m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 62m². Lokali gjendet në fshatin Prilluzhë, përballë Zyrës së Komuniteteve, komuna e Vushtrrisë..
Njësia nr.20: Çyçavica Lokali Zenica - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 81.5m² sipas një dokumenti të NSH-së, sipas listë së aseteve paraqitet me sipërfaqe prej 113m², ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 76m². Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën Dëshmorët e Kombiti p.n. në Vushtrri, afër Parkut të qytetit. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr. 21: KB Bec Depo në Kramovik - Kjo njësi përfshin parcelat e tokës me sipërfaqe prej 4,392m² (43ari 92m²) dhe një depo me sipërfaqe prej 207m², që ndodhet në fshatin Kramovik, komuna Rahovec. Depo është në gjendje jo të mirë dhe nuk është e regjistruar në dokumentet
Njësia nr. 22: KB Bec Dyqani në Shishmon të Bokës - Kjo njësi përfshin lokalin afarist me sipërfaqe prej 72m² dhe tokën me sipërfaqe prej 229m² (2ari 29m²), që ndodhet në fshatin Shishmon i Bokës, komuna e Gjakovës. Sipas gjendjes në terren dyqani ka 81m², është i vjetër dhe në gjendje jo të mirë. Aktualisht dyqani është i dhënë me qira.
Njësia nr.23: NSH Dubrava Objekti i Administrates, Istog - Kjo njësi përfshin tokën me sipërfaqe prej 904m² (9ari 4m²) dhe objektin e administratës (P+1) me sipërfaqe prej 640m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes (540m² sipas matjeve në terren). Prona gjendet në rrugën Fadil Ferati në qendër të qytetit, komuna Istog. Aktualisht dyqani që ndodhet në katin e përdhesë është i dhënë me qira.
Njësia nr.24: NT Agimi Dyqani në Çarshi të Vjetër 2 - Kjo njësi përfshin dyqanin dhe truallin me sipërfaqe prej 36m² sipas dokumenteve kadastrale. Sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe prej 49m² (32m² përdhesa dhe 17m² nënkati). Aseti gjendet në Rr. Abedin Tërbeshi në Çarshinë e Madhe, komuna Gjakovë. Toka nuk është pjesë e shitjes. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.25: NT Tregtia Dyqani nr. 1 në Rr. Nëna Terezë - Kjo njësi përfshin dyqanin etazh me sipërfaqe 40m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes (36m² sipas matjeve në terren), që ndodhet në përdhesë të objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, komuna Gjakovë. Toka nuk është pjesë e shitjes. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr. 26: NT Tregtia Dyqani nr. 2 në Rr. Nëna Terezë - Kjo njësi përfshin dyqanin etazh me sipërfaqe 80m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes (76m² sipas matjeve) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, komuna Gjakovë. Toka NUK është pjesë e shitjes. Aktualisht prona është e dhënë me qera.
Njësia nr.27: NT Tregtia Dyqani në Rr. Skenderbeu - Kjo njësi përfshin një dyqan me tokë me sipërfaqe prej 34m² sipas dokumenteve kadastrale (sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe prej 27m²). Dyqani ndodhet në Rr. Ish-Skënderbeu apo aktualisht Rr.Nëna Terezë, komuna Gjakovë. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr. 28: NT Koreniku Dyqani nr. 1 në Banjë përballë Postës - Kjo njësi përfshin një dyqan etazh me sipërfaqe të përafërt 45m² sipas listës së aseteve (64m² sipas matjeve në terren). Lokali gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në Banjë të Pejës, përballë postës, komuna Istog. Toka nuk është pjesë e kësaj shitje.
Njësia nr. 29: NT Koreniku Dyqani nr. 3 në Banjë Përballë Postës - Kjo njësi përfshin një dyqan etazh me sipërfaqe të përafërt 40m² sipas listës së aseteve (50m² sipas matjeve në terren). Lokali gjendet në katin përdhesë të një objekti banesor në Banjë të Pejës, përballë postës, komuna Istog. Toka nuk është pjesë e kësaj shitje. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.30: NT Agrodukagjini Dyqani te Stacioni i Autobusëve - Kjo njësi përfshinë dyqanin etazh me sipërfaqe të përafërt 95m² (100m² sipas listës së aseteve) që ndodhet në katin përdhesë të objektit banesor afër stacionit të autobusëve, Rr. Vëllezërit Gërvalla në Pejë. Toka nuk është subjekt i shitjes. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.31: NT Agrodukagjini Dyqani te Semaforët - Kjo njësi përbëhet nga dyqani etazh me sipërfaqe të përafërt prej 80m² sipas listës së aseteve (81m² sipas matjeve në terren), që ndodhet në katin përdhesë të një objekti banesor në Rr. Mbretëresha Teutë, afër semaforëve, qyteti i Pejës. Toka nuk është pjesë e shitjes. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.32: NT Agrodukagjini Dyqani te Shtëpia e Mallërave - Kjo njësi përbëhet nga lokali afarist etazh me sipërfaqe 40m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes (27.6m² sipas matjeve në terren duke përfshirë edhe hapësirën e vitrinës prej 1.6m²). Dyqani ndodhet në katin përdhesë të objektit banesor afër shtëpisë së mallrave, në sheshin Haxhi Zeka, qyteti i Pejës. Toka nuk është subjekt i shitjes. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.33: KLK Dyqani te Stacioni i Autobusëve, Pejë - Kjo njësi përfshin një dyqan me bodrum 41.52m² sipas dokumenteve të ndërtimit (50m² sipas matjeve) që ndodhet në përdhesën e objektit shumëkatësh banesor në rrugën Adem Jashari, afër Stacionit të autobusave, qyteti i Pejës. Toka nuk është pjesë e shitjes. Aktualisht prona është e dhënë me qira.
Njësia nr.37: Llapi Shitorja nr.39 Orllan - Kjo shitje ofron lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 100m² lokal afarist dhe depo, nga të cilat përafërsisht 70m² janë lokal afarist dhe rreth 30m² janë depo. Lokali gjendet në fshatin Orllan në komunën e Podujevës. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.38: Gërmia Shitorja 197 Sheshi Nënë Tereza - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 56m² sipas listës së aseteve nga NSh-ja ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja e përgjithshme e lokalit është prej përafërsisht 67.6m². Lokali gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në rrugën Nënë Tereza në Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.39: Gërmia Shitorja 189 Sheshi Nënë Tereza - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 37m² i cili gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.40: Gërmia Shitorja 153 Sheshi Nënë Tereza - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 64m² i cili gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.41: Gërmia Shitorja Fushë Kosovë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 460.14m² i cili gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në rr. Nënë Tereza në Fushë Kosovë. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet nga askush.
Njësia nr.42: Kosovarja Shitorja nr. 27 - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme 81m² në të cilën përfshihet shitorja me sipërfaqe 45m² dhe bodrumin me sipërfaqe prej 36m². Lokali afarist gjendet në Rr. Agim Ramadani, Prishtinë. Prona aktualisht është në qiradhënie. Shënim me rëndësi: Qiramarrësi ka bërë një zgjerim të lokalit në pjesën e përparme, me sipërfaqe prej 18m² si dhe terasën 44m² që do të thotë se sipërfaqja totale e lokalit sipas gjendjes faktike është përafërsisht 143m². Mirëpo,investitorët potencial duhet të jenë të njoftuar se vetëm sipërfaqja prej 81m² do ti bartet blerësit të ri. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi.
Njësia nr.43: Kosovarja Shitorja nr.17 - Kjo shitje ofron lokalin afarist të ndërtuar me material të përkohshëm (montazh), e cila gjendet në Prishtinë, rruga Gazmend Zajmi (ish rruga e Dubrovnikut). Sipërfaqja e përgjithshme e lokalit në fjalë, bazuar në kontratën e shitblerjes është 56m² ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja e përgjithshme e lokalit ka dalë të jetë 59m². Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.44: Instruktori Hapësirë Afariste Podujevë - Kjo shitje ofron hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 834m² e cila gjendet në hyrje të Podujevës, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, afër Hotel Besiana. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet nga askush.
Njësia nr.45: Duhani Shitorja nr. 1 Gjilan - Kjo shitje ofron shitoren me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 37m² sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve është 25m². Lokali gjendet në katin përdhesë të ndërtesës shumëkatëshe në rr. Xhevat Ajvazi nr.1/15 në qendër të Gjilanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: 4,000)
Njësia nr.46: Duhani Shitorja nr. 2 Gjilan - Kjo shitje ofron shitoren me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 37m² sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve sipërfaqja është 25m². Lokali gjendet në katin përdhesë të ndërtesës shumëkatëshe në rr. Xhevat Ajvazi nr.2 në qendër të Gjilanit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet nga askush.
Njësia nr.47: Kosovarja Artizanati Zyra Administrative - Kjo shitje ofron objektin afarist (P+1) me sipërfaqe të përgjithshme bruto prej përafërsisht 514m², nga të cilat kati përdhesë me sipërfaqe bruto prej përafërsisht 296m² ndërsa kati i parë me sipërfaqe bruto prej përafërsisht 218m². Ky aset gjendet në pjesë atraktive të qytetit të Prishtinës, në rrugën Tirana nr.5A, afër bulevardit Bill Clinton. Sipërfaqja e objektit është llogaritur në bazë të matjeve të bëra nga zyrtarët e AKP-së. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet nga askush.
Njësia nr.48: Rilindja Libraria nr.40 Prishtinë - Kjo shitje ofron lokalin afarist (P+1) i cili në bazë të kontratës së shitblerjes ka sipërfaqe prej përafërsisht 32.16m², ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 32.9m², prej të cilave në përdhesë ka sipërfaqe të përafërt neto prej 23.4m² dhe nënkulmi me sipërfaqe të përafërt neto prej 9.5m². Lokali gjendet Rr. Nazim Gafurri Qendra Tregtare rrugës për Gërmi. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.
Njësia nr.49: NSH Komuna - Kampshtëpizat në Struzhe - përfshinë shtatë (7) kamp-shtëpiza të shfrytëzueshme, me sipërfaqe të përgjithshme prej 283m². Shtëpizat janë konstruksion montazh prej druri, ndërsa baza është nga betoni. Prona gjendet në fshatin Struzhe, komuna e Prizrenit. Toka ku janë të vendosura shtëpizat nuk është pjesë e shitjes. Kampshtëpizat aktualisht nuk janë në shfrytëzim.
Njësia nr.50: NSH Komuna - Njësia në Sërbicë të Poshtme - përfshinë tokën komerciale me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 88ari 53m² (18,853m²) që ndodhet në Zonën Kadastrale Sërbicë e Poshtme, komuna e Prizrenit. Në dokumente kadastrale nuk ka objekte të regjistruara përderisa në gjendje faktike janë 8 objekte të demoluara. Njësia aktualisht nuk është në shfrytëzim.
Njësia nr.51: NSH Koritniku - Shitorja nr.4 në Dragash - përfshinë shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej 115m² e cila përbëhet nga përdhesë + bodrum (84m² përdhesë + 31m² bodrum). Sipas listës së aseteve të përgatitur nga menaxhmenti i NSh-së ky aset raportohet me sipërfaqe prej 130m². Shitorja gjendet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive me etazhitet (P+5) në Rr. Dëshmorët e Kombit në qendër të Dragashit. Prona aktualisht është e dhënë me qira. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.
Njësia nr.52: NSH Koritniku Dragash - Shitorja në Brod - Shitorja përfshin pronën në sipërfaqe të përgjithshme prej 110m², nga e cila sipërfaqja prej 47m² është e regjistruar me kulturë ndërtesë dhe 63m² me kulturë oborr. Prona gjendet në fshatin Brod, KK Dragash. Nga vizita në terren rezulton se një pjesë e oborrit është e mbuluar dhe shërben si depo për shitore dhe sipërfaqja e objektit (P+0) e cila është në një kulm është 94m² dhe 16m² oborr mirëpo ky ndryshim nuk është i paraqitur në të dhënat kadastrale. Aktualisht shitorja është e mbyllur.
Njësia nr.53: NSH Koritniku Dragash - Supermarketi në Brod - Supermarketi përfshinë sipërfaqen prej 183m², prej të cilave 182m² objekt dhe 1m² oborr, me vendndodhje në fshatin Brod, komuna e Dragashit. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit rezulton të jetë 189 m². Aktualisht supermarketi është i mbyllur.
Njësia nr.54: NSH Koritniku Dragash - Shitorja në Dikance - Prona e përfshinë një sipërfaqe prej 45m², prej të cilave ndërtesë në sipërfaqen prej 35m² dhe oborri përfshinë sipërfaqen prej 10m², në fshatin Dikancë, komuna Dragash. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit rezulton të jetë 39 m². Aktualisht shitorja është e mbyllur.
Njësia nr.55: NSH Koritniku Dragash - Shitorja në Glloboçicë - ka një sipërfaqe të përgjithshme të regjistruar në Certifikatë të pronësisë prej 59m², nga e cila sipërfaqe 28m² evidentohen me kulturë ndërtesë si dhe sipërfaqja prej 31m² me kulturë oborr. Prona gjendet në fshatin Glloboqicë, KK Dragash. Shënim për ndërtesën: Sipas gjendjes në terren shitorja është e tipit P+1 me sipërfaqe të përgjithshme (42m²+42m²) prej 84m². Etazhet/katet nuk janë te regjistruara ne ZKK Dragash, prandaj i regjistruar është vetëm
gabariti i ndërtesës (28m²) pa sipërfaqe të kateve. Aktualisht shitorja është e dhënë me qira.
Njësia nr.56: NSH Prizren Market Shitorja në Lipjan - Shitorja gjendet në përdhesë të ndërtesës banesore (P+2) me sipërfaqe prej 66.6m². Shitorja gjendet në qendër të Lipjanit, në Sheshin Adem Jashari nr.39. Aktualisht prona është në qiradhënie. Vërejtje: Sipas matjeve në terren është vërejtur se në pjesën ballore është bërë një zgjerim i shitores me vitrina nga qiramarrësi prej 6.67m², e cila sipërfaqe nuk është pjesë e shitjes. Sipërfaqja totale e shitores në gjendje faktike është 73.27m², mirëpo, vetëm
sipërfaqja prej 66.6m sipas certifikatës pronësore është pjesë e shitjes. Aktualisht shitorja është e dhënë me qira.
Njësia nr.57: TP Zhupa- Recane - Shitorja nr.2, Drajçiq - Prona përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 199m², prej të cilave 92m² me kulturë shtëpi dhe 107m² me kulturë oborr, në fshatin Drajçiq, komuna Prizren. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit (P+0) rezulton të jetë 103m². Aktualisht prona është në qiradhënie. (Depozita e ofertës:
Njësia nr.58: TP Zhupa- Recane - Shitorja nr. 7, Llokvicë - ofron pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 104m² me kulturë ndërtesë, që ndodhet në fshatin Llokvicë, komuna e Prizrenit. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit rezulton të jetë 73m². Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës: 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Sredačka upa Fi.384/89
Njësia nr.59: TP Zhupa- Recane - Shitorja nr.8, Jabllanice - Lokal afarist (B+P+0), shtrihet në ngastrën kadastrale P-71813030-03246-0 që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 283m², prej të cilave 151m² me kulturë jopjellore dhe 132m² me kulturë shtëpi-ndërtesë, ZK Jabllanice, komuna Prizren. Sipas matjeve interne në terren të kryera nga AKP, sipërfaqja e objektit (B+P+0) rezulton të jetë 111m². Aktualisht shitorja është e mbyllur.
Njësia nr.60: NSH Mlladost në Shtërpcë - Objekti 1 - Shtërpcë përfshinë pronën e përgjithshme prej 5ari (500m ) me kulturë Pyjor- mali kl.4, në Shtërpce. Vërejtje: Prona nuk ka objekt të regjistruar, megjithatë në kuadër të kësaj prone gjendet një ndërtesë e cila nuk është e regjistruar në të dhënat kadastrale. Sipas matjeve interne të AKP-së, ndërtesa është e tipit me etazhitet P+1 (përafërsisht 151m² + 151m²), me sipërfaqe te përgjithshme të etazheve prej rreth 302m² dhe pjesa tjetër është oborr në sipërfaqe
prej rreth 349m². Aktualisht është në procedurë të qiradhënies.