AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit 6
Prishtinë, 7 shkurt - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë të ditur se sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në janar, AKP ka njoftuar menaxhmentet e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit.
Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 6 përmban 19 Njësi.
Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes likuidimit.
Afati i fundit për para-kualifikim është: 2 mars 2011
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 9 mars 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.