AKP shpall shitjen e aseteve përmes Likudimit - 7
Prishtinë, 12 prill - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.
Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në janar, AKP ka njoftuar menaxhmentet e asete-ve dhe Komunat përkatëse se këto asete do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në gazetat vendore.
Lista e tenderëve për privatizim për shitjen e aseteve numër 7 përmban 24 Njësi.
Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
Afati i fundit për para-kualifikim është: 4 maj 2011
Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është 11 maj 2011, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30.
Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të aseteve të parapara për shitje përmes Likuidimit Nr. 7:
Njësia 1: Vushtex Dyqani në Podujevë - me sipërfaqe prej 35m² (kontrata e blerjes nr 3518/87). Dyqani është i përshtatshëm në mënyrë ideale për aktivitete të ndryshme komerciale. NSH Vushtex u bë pronar i dyqanit në bazë të kontratës se Blerjes që është nënshkruar më 29 Maj 1987 ndërmjet BVI dhe OP POLET Podujevë.
Njësia 2: IMB Mitrovicë - Dyqani përfshinë një sipërfaqe prej rreth 17 m² dhe gjendet në katin përdhes të ndërtesës administrative të KEK-ut, në rrugën Agim Hajrizi, përballë ish Entit të Sigurimit në Mitrovicë. Ndërmarrja u bë pronare në bazë të kontratës së shitblerjes nr. 187 të datës 02.03. 1974 në mes N.SH. Kosova të Vushtrrisë dhe Zitopromet të Mitrovicës.
Njësia 3: Stacioni i Veterinës Tokë dhe ndërtesa - përfshinë rreth 12 ari e 59 m2 tokë me një ndërtesë (rreth 144 m²). Toka është e identifikuar sipas listës poseduese nr. 144, Zona Kadastrale Skenderaj.
Njësia 4: 17 Nëntori Dyqani Libraria - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e shitores Libraria me sipërfaqe rreth 65 m² (53m² hapësirë komerciale, 10m² magazinë, 2m² tualet) që ndodhet me katin përdhese të një ndërtese. Aseti ndodhet në rrugën më të frekuentuar pranë Shtëpisë së Mallrave në qendër të qytetit të Pejës. Kjo hapësirë është përdorur si shitore me pakicë librari.
Njësia 5: Fabrika e Birrës Dyqani nr. 20 - Kjo shitje ofron objekte biznesi që përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 50m². Ndërtesa është e ndarë në dy pjesë, në mes dyqanit që është pjesë e tenderit dhe banesës private. Dyqani gjendet në lagjen Dardania të qytetit të Pejës. Ky dyqan është shfrytëzuar si dyqan me pakicë. Pas konfliktit menaxhmenti i ndërmarrjes e ka dhënë me qira personave privat por kontrata nuk është ripërtërirë që nga viti 2007.
Njësia 6: Fabrika e Birrës Dyqani nr. 37 - Kjo shitje ofron një hapësirë biznesi që përfshin një sipërfaqe prej rreth 100m² në lagjen Haxhi Zeka Kakariq të qytetit të Pejës e që është shumë e populluar. Ky dyqan është shfrytëzuar si dyqan me pakicë. Pas konfliktit menaxhmenti i ndërmarrjes e ka dhënë me qira personave privat por kontrata nuk është ripërtërirë që nga viti 2004.
Njësia 7: Deçani Dyqani nr. 158 - Ky tender iu ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist, në sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 80 m2. Lokali afarist gjendet në Rrugën Nënë Tereze, në qytetin e Gjakovës, e njohur si zona e biznesit. Në të kaluarën lokali është përdorur si Dyqan për shitje me pakicë, e të njëjtin destinacion e ka edhe tani. Lokali është i përshtatshëm edhe për veprimtari të tjera afariste.
Njësia 8: Decani Dyqani nr. 160 Ky tender iu ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist, në sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 150 m2. Lokali afarist gjendet në Rrugën Nënë Tereze, në qytetin e Gjakovës, e njohur si zona e biznesit. Në të kaluarën lokali është përdorur si Dyqan për shitje me pakicë, e të njëjtin destinacion e ka edhe tani. Lokali është i përshtatshëm edhe për veprimtari të tjera afariste.
Njësia 9: Stacioni për mbrojtjen e bimëve Pejë Dyqani në Klinë - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e ish Barnatores Bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme rreth 60m2, që ndodhet në përdhesen e një objekti në qendër të qytetit të Klinës, andaj përbën një mundësi të mirë investimi komercial.
Njësia 10: Stacioni për mbrojtjen e bimëve Pejë Dyqani në Istog - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e ish Barnatores Bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme rreth 62m2, që ndodhet në përdhesen e një objekti në qendër të qytetit të Istogut, përgjatë rrugës kryesore, andaj përbën një mundësi të mirë investimi komercial.
Njësia 11: Magistrala Zyrat në Prishtinë I ofron mundësin investitorit potencial që të ketë në posedim hapësirat e ish zyrave të NSH-së me sipërfaqe prej 275 m2 në Rr. Bill Klinton Bulevardi, kati i parë, Lamela A-B, Dardania, në Prishtinë
Njësia 12: Magjistrala Carralevë i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë sipërfaqen e tokës me gurëthyes prej përafërsisht 16,716 m2, duke i perfshire të gjitha paisjet për prodhimin e asfaltit në fshatin Carralevë.
Njësia 13: Gërmia Shitorja Nr. 1 Lakrishte, Prishtinë - Aseti, pjesë e kësaj shitjeje përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 64.04 m2 i cili gjendet në katin përdhesë në soliterin nr. 1 në lagjen Lakrishte në Prishtinë.
Njësia 14: Gërmia Vetsherbimi Graçanicë - Aseti, pjesë e kësaj shitjeje përfshinë tokën prej përafërsisht 1,250 m2 (12 ari 50 m2) në të cilën gjenden lokalet afariste të cilat e përfshijnë në tërësi përafërsisht 530 m2 në qendrën e Graçanicës.
Njësia 15: INTEGJ Iliria 5 tokë në lagjen Kamnik, Gjilan - Pasuria e ofruar për shitje është pronë tokësore me sipërfaqe prej rreth 4,411 m2 (00.44.11 ha) duke përfshirë struktura të mbetura betoni nga një projekt i filluar ndërtimi. Projekti i filluar kishte ngecur në vitin 2005 dhe që nga atëherë nuk ka pasur aktivitete. Toka do të transferohet tek pronari i ri.
Njësia 16: Qarkullimi Shitorja në qendër Gjilan - Kjo ofertë ofron një mundësi të shkëlqyer për blerjen e dyqanit të NSh Qarkullimi që gjendet në katin përdhese të një ndërtese shumëkatëshe në qendër të Gjilanit rr Skenderbeu p.n , me sipërfaqe të përafërt prej rreth 90 m².
Njësia 17: Lavërtari Blegtori Tokë Bujqësore në Harilaq- Toka gjendet në zonën kadastrale Harillaq, komuna e Fushë Kosovës dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 55,524m² (5 ha 55 ari dhe 24m²).
Njësia 18: Bujqësia, Fushë Kosovë Tokë Bujqësore Fushë Kosovë A - Toka gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Fushë Kosovë dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 71,949 m² (7 ha 19 ari dhe 49m²).
Njësia 19: Bujqësia, Fushë Kosovë Tokë Bujqësore Fushë Kosovë B - Toka gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Fushë Kosovë dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 71,197 m² (7 ha 11 ari dhe 97m²).
Njësia 20: Bujqësia, Fushë Kosovë Tokë Bujqësore Kuzmin A - Toka gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Kuzmin dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 70,243 m² (7 ha 02 ari dhe 43m²).
Njësia 21: Bujqësia, Fushë Kosovë Tokë Bujqësore Kuzmin B - Toka gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Kuzmin dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 25,620 m² (2 ha 56 ari dhe 20 m²).
Njësia 22: Bujqësia, Fushë Kosovë Tokë Bujqësore Uglar - Toka gjendet në komunën e Graqanicës, zona kadastrale Uglar dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 40,914 m² (4 ha 09 ari dhe 14 m²).
Njësia 23: NIN Ramiz Sadiku Lokali afarist Nr.31-Ortakoll, Prizren - ofron për shitje Lokalin afarist nr. 31, i cili gjendet në katin e parë të ndërtesës banesor- afarist në lagjen Ortakoll Prizren, me sipërfaqe 43.61m2.
Njësia 24: Farmakos Kamp Shtëpizat qendra rekreative Llokvicë, Prizren - ofron për shitje pesë (5) kamp shtëpiza me kulturë: ndërtesë. Pronat e poshtëshënuara ofrohen për shitje:
1) 2934/2 në sipërfaqe të përafërt prej 37 m²;
2) 2934/3 në sipërfaqe të përafërt prej 38 m²;
3) 2934/4 në sipërfaqe të përafërt prej 41 m²;
4) 2934/5 në sipërfaqe të përafërt prej 39 m²;
5) 2934/6 në sipërfaqe të përafërt prej 35 m²;
6) 2934/7 në sipërfaqe të përafërt prej 32 m²;
Njoftim: në gjendjen faktike, ndërtesa në ngastrën kadastrale me nr. 2934/7 fare nuk ekziston.