21 Prill 2025

AKP shpall likuidimin me shitje të aseteve Nr. 19

Prishtinë, 21 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur likuidimin e radhës me shitje të aseteve të cilat tenderohen për privatizim.

Lista e tenderëve për shiitje të aseteve nr.19 përmban 33 njësi që gjenden në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

AKP ka njoftuar paraprakisht menaxhmentin e aseteve të NSH-ve dhe komunave përkatese dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në gazetat vendore.

Afati i fundit për para-kualifikim është data 17 prill 2013.

Dita për dorëzimin e ofertave për asetet në vijim është data 24 prill 2013, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 12:30, në praninë e pjesëmarrësve në tender, medieve si dhe me transmetim të drejtpërdrejt përmes kamerave për të mundësuar përcjelljen e ceremonisë nga gjithë opinioni i interesuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)