27 Dhjetor 2024

AKP shet 34 asete për 2.6 milionë euro

Prishtinë, 27 qershor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shpalli sot fituesit e përkohshëm të asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin të tenderuara përmes shitjeve të aseteve me likuidim nr.15.

Për 34 asete të tenderuara konkurruan 74 investitorë me çmimet e tyre të ofruara, ndërkaq vlera totale e ofertave më të larta të pranuara arriti shumën 2.646.559 euro.

Dorëzimi i ofertave nga in vestitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, mediave dhe investitorëve të pranishëm.

Gjithashtu, është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë. 

Zëvendës drejtoresha menaxhuese e AKP-së, znj. Mrika Tahiri, tha se vala e ardhshme e privatizimit do të publikohet me datë 21 gusht, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave, si dhe publikimi i rezultateve do të bëhet me datë 19 shtator.

Znj. Tahiri i njoftoi të pranishmit se Agjencia ka filluar bartjen e mjeteve të mbledhura nga privatizimi dhe të mbetura prej procesit të likuidimit nga fondet e mirëbesimit në buxhetin e Republikës së Kosovës, që dëshmon për suksesin e punës së Agjencisë në synimin për përmbylljen e procesit të privatizimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)