22 Dhjetor 2024

AKP përmes shitjes me Likuidim përfiton afër 2 milion euro

Prishtinë, 7 prill - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve të para përmes metodës së shitjes me Likuidim, shpalli ofertuesit e përkohshëm.

Gjithsej 15 Asete të Ndërmarrjeve Shoqërore ishin në dispozicion për shitje dhe janë pranuar 41 oferta.  

Nga privatizimi i 12 ndërmarrjeve të reja përmes likuidimit, janë ofruar rreth 2 milionë euro, kurse për tri ndërmarrje nuk ka pasur asnjë ofertë. 

Vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 1,995,422 euro. Për tri ndërmarrje nuk kishte asnjë ofertë, ndërsa dy ndërmarrje kanë pasur nga një ofertues, për të cilat ka mbetur të vendoset nëse mund të numërohen si ndërmarrje ligjërisht të privatizuara.

Muharem Arfifi, drejtor i Departamentit të Likuidimit, tha se Agjencioni Kosovar i Privatizimit si institucion i pavarur publik, gjatë punës së vet është përballur me probleme dhe sfida të natyrave të ndryshme, që në një formë apo tjetre ka ndikuar në punën e saj.

Ai ka bërë të ditur se  në mbledhjen e fundit, Bordi i Drejtorie i Agjencionit Kosovar të Privatizimit, bazuar në strategjinë përshpejtimin e ndarjes së 20 përqindëshit mori vendim për shpërndarje të pjesshme dhe të parakohshme për punëtoret e pese ndërmarrjeve.

Sipas tij, deri më tani nga 20 përqindëshi i fondit të privatizimit, që u takon punëtorëve, janë shpërndarë 23.5 milionë euro. Agjencia Kosovare e Privatizimit tani është duke punuar që të përfundoj të  gjitha shitjet, në pritje të vendimit të Bordit të  Drejtorëve të AKP-së.

AKP, krahas shitjeve me Spin Off, do të vazhdojë tash e tutje, dhe atë  me intensitet të shtuar me shitjet e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore edhe me anë të kësaj metode.

Agjencia, deri më 31 Mars të këtij viti ka privatizuar 545 ndërmarrje të reja, prej të cilave 521 janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it të Rregullt, ndërsa 24 prej tyre janë privatizuar përmes metodës së Spin Off-it Special. Nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve shoqërore në Fondin e Privatizimit janë akumuluar mbi 460 milionë Euro (€460,172,358).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)