26 Dhjetor 2024

AKP mbledh edhe 2 milion euro

Prishtinë, 26 prill - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 13 përmes metodës së Likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Gjithsej janë pranuar 22 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 2.033.414 euro. 

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e këtyre ndërmarrjeve dhe/ose aseteve investitorëve private-blerësve, ose likuidimin e tyre, gjithnjë përmes
një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ushtron funksionet dhe përgjegjësitë që ka në mënyrë plotësisht të pavarur dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)