AKP hap ofertat e shitjeve përmes Likuidimit 35
Prishtinë, 6 shtator - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.35.
Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30.