27 Dhjetor 2024

AKK dhe OEAK zotohen për mbrojtje të konkurrencës

Prishtinë, 9 shkurt - Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) do të fuqizojnë bashkëpunimin e tyre në aspekt të vetëdijësimit të bizneseve për dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fushën e mbrojtjes së konkurrencës.

Kjo u bë e ditur pas takimit ndërmjet kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Valon Prestreshi dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

Gjatë takimit u bisedua për rolin e rëndësishëm që Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka në funksionalizimin e plotë të ekonomisë së tregut dhe rrjedhimisht garantimin e një mjedisi të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik në vend.

Prestreshi dhe Zeka u dakorduan për organizimin e punëtorive të përbashkëta vetëdijësuese për ndërmarrjet private dhe organizatat publike, me qëllim të vetëdijësimit të tyre përkitazi me dispozitat ligjore që mbrojnë konkurrencën e lirë dhe aktivitetet të cilat mund të cenojnë konkurrencën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)