AKB synon të promovojë prodhimet vendore nëpër Evropë
Prishtinë, 8 shtator - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka pritur ministrin e Diasporës Ibrahim Makollin, me të cilin kanë diskutuar lidhur me mundësinë e sjelljes së investimeva nga diaspora në Kosovë, promovimin e prodhimeve kosovare në vende të ndryshme si dhe korrdinimin e aktiviteteve të përbashkëta për festat e fund vitit.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se është interes që në vendlindje të sillen investimet nga ana e qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës.
Sjellja e kapitalit të diasporës do të ndikonte në shumë aspekte zhvillimore në vendin tonë, pos rritjes ekonomike, do të ketë ulje të papunësisë dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve, tha Agim Shahini.
Ibrahim Makolli, ministër i Diasporës, e njoftoi kryetarirn e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe njëherit dhe të Dhomës Kombëtare Tregtare, lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Unionin e Diasporës Shqiptare, e themeluar në 17 shtete.
Ministri tregoi se ata, ka kërkuar që përmes Ministrisë së Diasporës, që fillimisht ti koordinojnë aktivitetet me AKB-në dhe DhKT-në, në kuadër të projektit Javët e Biznesit Kosovar, me qëllim të promovimit të prodhimeve shqiptare në vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët e më gjerë.
Në këtë dretim AKB-ja dhe MD-ja, do të promovojnë prodhimet vendëse në Evropë e Azi, duke organizuar panaire dhe darka me prodhime vendore në kuadër të festave të nëntorit dhe të fund vitit.
Diaspora Shqiptare, është e gatshme që të bashëkpunoj me asociacione dhe biznese mbarë kombëtare, kurse roli i AKB-së dhe DhKT-së në këtë drejtim do ti ndihmonte kapitalit të diasporës në oreintimin e duhur, në mënyrë që mos të duplifikohen prodhimet dhe shëbrimet që ka vendi por të afrohen disa produkte dhe shërbime që i mungojnë dhe të cila i importojmë nga viti në vit e që janë qindra miliona euro, thas Ibrahim Makolli.
Si mundësi e aktiviteteve të përbashkëta është: Darka e Lamës në Linc të Austrisë, panairi i prodhimeve vendore në Zvicërr, Forumi Biznesor me Diasporën në Gjermani, panairi i prodhimeve vendore në Turqi si dhe aktivitete në vende tjera.