AKB shpalos programin për “Javët e Biznesit Kosovar 2019”
Prishtinë, 27 nëntor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencën për media në të cilën do të prezantojë hapjen e fushatës dhe shpalosjen e Programit “Javët e Biznesit Kosovar 2019” traditë 17 vjeçare me moto: Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?
Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes konsumuese me prodhime vendore Made in Kosova.
Në konferencë do të prezantohen shumë biznese dhe produkte vendore si mundësi e zëvendesimit të prodhimeve serbe,pas vënies së taksës për import të Serbisë dhe Bosnjës.
.