25 Dhjetor 2024

AKB prezantoi projektin "Javet e Biznesit Kombetar"

Prishtinë, 15 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka prezantuar sot projektin kapital "Javet e Biznesit Kombetar".

Në konferencën për shtyp ishin të pranishëm kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, kryetari i komunës së Preshevës si dhe një zyrtar i komunës së Bujanovcit, ndërsa kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe kryetari i komunës Ulqin për shkak të kushteve atmosferike nuk mundën të ishin prezentë në këtë konferencë.

Gjatë prezantimit të projektit kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se ky është një projekt i madh dhe me shumë rëndësi për të gjithë shqiptarët, pasi promovon prodhimin vendor në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarë.

Shahini gjithashtu tha se"Për këtë ngjarje të madhe si Javët e Biznesit Kombëtar kemi zgjedhur edhe sloganin "Unë kosumoj prodhime vendore, Po ju?".

Gjithashtu u bë publik edhe logoja me të cilën do të brendohen të gjitha prodhimet shqiptare.

Shahini gjithashtu falenderoi për mbështjen e dhënë të gjithë bashkëorganizatorët si dhe Ministrinë e Financave, MZHE, MTI, APIK dhe Kryeministrin e Kosovës, Z.Hashim Thaci, nën patronatin e të cilit organizohen "Javët e Biznesit Kombëtar".

Ndërkohë Z.Menderes Kuci nga OEMVP theksoi rëndësinë e këtij projekti në bashkëpunimin mes kompanive prodhuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Në kuadër të këtij eventi por edhe të ngjarjeve të tjera që kërkojnë bashkëpunim mes Shqiptarëve në rajon, AKB firmosi memorandume bashkëpunimi me Komunën e Preshevës dhe Komunën e Bujanovcit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)