AKB përmbylli fushatën Javët e Biznesit Kosovar 2010
Prishtinë, 12 tetor - Aleanca Kosovare e Biznesit, (AKB), përmbylli fushatën e Javëve të Biznesit Kosovar 2010 me prodhues nëpër Kosovë. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se java e promovimit të produkteve ishte më e suksesshme se vitet e kaluara.
Ai tha se çmimi i produkteve ka qenë më i lirë 20 deri në 30 për qind. Sipas Shahinit në javët e biznesit kanë marrë pjesë 103 kompani prodhuese nga të gjitha lëmit. Ai tha se nuk mjafton vetëm një fushat gjatë vitit, por sipas tij do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim promovim të produkteve vendore.
Kësaj radhe Shahini nuk kishte shumë kritika për Qeverinë dhe institucionet sepse ato i kishin dalë në ndihmë. Me ndihmën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, dhe APIK-ut, AKB-ja arriti që të ketë rezultat në promovimin e produkteve vendore, tha Shahini.
Ai tha se kanë pasur shitje dhe porosi në vlerë mbi 2 milion euro gjatë këtyre ditëve nëpër 5 qytete të Kosovës ku edhe i kanë promovuar produktet.
Sipas deklarimeve të kompanive pjesëmarrëse secila kompani ka pasur mbi 200 vizitorë apo blerës në secilin regjion, gjithsejtë në pesë regjionet janë vizituar mbi 100 mijë konsumatorë. Çmimet kanë qenë promovuese 20 deri në 30 për qind më lirë se sa në treg. Vlera e shitjes së produkteve nëpër këto qytete kap shifrën e 764 mijë eurove. Total shitjet gjatë Javës së Biznesit dhe porosit janë 2 milionë e 264 mijë euro,tha ai.
Bashkim Osmani, pronar i fabrikës për prodhimin e lëngjve në Podujevë Laberioni, tha se kjo fushatë është e suksesshme, sepse sipas tij, kanë pasur më tepër kontakte me prodhues të tjerë dhe konsumatorë.
Është mbi 50 për qind në kohën e vitit të kaluar në këto aktivitete është mbi 50 për qind shifra e kërkesave apo e konsumit që e kemi rrit në kuptimin e konsumatorëve drejtpërdrejt me ta.
Kryetari i AKB-së dha edhe disa rekomandime në fund. Ai rekomandoi prodhueseve që ta rrisin cilësinë, ndërsa qeverisë ti ndihmoi më shumë bizneset.
Java e Biznesit Kosovar 2010, është organizuar për të tetën herë radhazi. Ajo mbahet me qëllim të ngritjes së vetëdijes së konsumatorëve për të konsumuar më shumë produkte vendore. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, APIK, PTK dhe komuna e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit dhe Ferizaj.