AKB organizon Javët e Biznesit Kombëtar në Maqedoni
Shkup, 20 prill - Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po vazhdon realizimi i projektit Javët e Biznesit Kombëtar në Shkup.
Këtë projekt Aleanca Kosovare e Bizneseve, po e realizon në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri - Perendimore në kohën kur presidenti i Shqipërisë Bamir Topi po qëndron në Maqedoni. Promovimin e prodhimeve kombëtare e bënë biznset nga të gjitha trevat shqiptare.
Hapjen e panairit bënë presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe ai i Maqedonisë Gjorge Ivanov.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se është kjo një ngjarje në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Javët e Biznesit Kombëtar, nisën nga Kosova dhe po udhëtojnë drejt Maqedonisë, Kosovës Lindore, Shqiprisë dhe Mali të Zi dhe me këtë duhet të bëhet një mini shengen për bizneset dhe ai duhet të realizohet i promovuar nga dy preidentëët në vitin 2010 në Kosovë, tha Agim Shahini.
Kreu i AKB-së shtoi se intergimet ekonomike nuk mund ti ndal askush dhe ky është synimi që të konsumojnë prodhime kombëtare, sepse është edhe më shumë se patriotizëm dhe dëshirojmë të ngrisim nivelin e të hyrave të shteteve tona, të rritet punësimi dhe në këtë formë ne të integrohemi më të fuqishëm në BE të cilën dëshirojmë të gjithë.
Bizneset janë si uji i Vardarit, që shkojnë ka është më shkurtë dhe më lehtë. Nga Prishtina më afër se Shkupin e Tiranën nuk e kemi askëndë. Ne dëshirojmë për këtë arsye të rrisim shkëmbimet tona tregtare. Maqedonia është partneri më i madh sa i përket imporit dhe po ashtu edhe Shqipëria e para sa I përket eksporteve nga Kosova , tha Shahini.
Kryetari i AKB-së, shtoi se dëshirojnë shkëmbime më të mira dhe më të lira dhe të kosnumohen prodhimet vendëse dhe parat të mbesin në trojet shqiptare. Mesazhi Aleancës së Bizneseve të Kosovës, është Unë konsumojë prodhime vendëse po ju.
Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomise së Maqedonisë Veri- Perëndimore, tha se integrimi rajonal do të sjellë zhvillim ekonomik. Me këtë duam të dërgojmë një mesazh të fortë se vetëm integrimi mund të sjell zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët.
Dita e sotme do të sjellë zhvillim dhe kërkojmë që kjo të mbos mbet vetëm me një defilim prodhimsh shqiptar, pore dh eeme iniciativa konkrete. Konumoni prodhime shqiptare dhe zhvilloni torjt shqiptare.
Valon Saraqini, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë, beson se ngjarje të tilla duhet të bëhen tradicionale. Jemi mbledhur për të disukutuar për promovimin ekonomik, prodhimeve vendëse dhe nxitjen e investimeve të huaja. Vetëm të bashkuar e ekonomikisht mund të mbetetmi imun ndaj krizës ekonomik që ka prekur regjionin. Duke promovuar prodhimet tona, duke punuar për investime dukshëm do të punojmë në rritjen e fuqishme të dy vendeve dhe rritjen e të punësuarëve dhe investimeve, tha ministri Sarqini. Ai shtoi se Maqedonia, ka bërë shumë lehtësira ku dhe raportet reformatore e kanë rradhitur Maqdoninë si vendin e 22 më të mirë për bërje të biznesit.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e zhvillimit ekonomik. Zhvillimi mundë të ndikoj në integrimet rajonale dhe bashkarisht do të jemi më të fortë. Konsumoni proodhimet vendees, tha ministri i Ekonomisë së Maqedonisë.
Izet Mexhidi, kryetar i Komunës së Çairit, tha se integrimi rajonal më së miri mund ta bëjnë bizneset të cilët më së shumti i ndiejnë bizneset e rajoneve shqiptare. Zhvillimi ndihmon integrimin rajonal, por edhe evropian. Duhet të relatvizohen kufijtë, sepse në këtë mënyrë do të hapen kufjitë dhe do të ketë lëhtësira dhe deomosdo do të sjellin të mira jo vtëm për qytetarët, por edhe për zhvillimin ekonomik., tha Izet Mexhidi.
Edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, tha se ky projekt po realizohet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe ka interes për të gjitha trojet shqiptare. Githa prodhimet që dalin janë të ndërlidhura ngushtë me gjitha trojet kombëtare.
Potencialet e rinisë shqiptare nuk i ka askush në Evropë dhe të cilat do të ndikojnë pozivitivsht në investime. Ndërmarrjet duhet të ndërtojnë sa më shumë ura lidhëse dhe mesazhi është shumë i qartë, konsumoni prodhime kombëtare.
Xhaudet Cakuli, nënkryetar i Komunës së Ulqinit, tha se këto iniciativa do të japin fryte jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në bashkëpunimin më të mirë të trojeve shqiptare. Mesazhi është konsumoni prodhime vendees, sepse kjo ka interes edhe për qytetarët. Ai ftoi qytetarët të pushojnë në perlën e Adriatikut në Ulqin.