03 Maj 2024

AKB nuk do përkrah Vetëvendosjen

Prishtinë, 7 janar - Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, ka thënë se nuk do të përkrahë vendimin e Vetëvendosjes për të dalë në protestë më 14 janar.

Ai ka thënë se organizimet e AKB-së janë që të promovohen vlerat ekonomike të vendit dhe se do të bëjnë promovim të produkteve.

“Ne nuk do t’u bashkëngjitmi të tjerëve për t’i mbrojtur produktet vendore. Ne do t’i mbrojmë në forma tjera, siç është ngritja e vetëdijes së konsumatorëve, të lobojmë për eksport etj”, ka thënë Shahini.

Ai ka thënë se AKB-ja nuk do të përkrahë asnjë iniciativë të partive politike dhe se nuk do të jenë në krah të asnjë partie. “Pavarësisht çfarë vendimi është ky veprim i Vetëvendosjes, të gjitha partitë kanë interesa dhe ne nuk do të jemi në krah të asnjë partie”, ka theksuar ai.

Shahini ka shtuar se AKB-ja këtë vit ka sloganin “Kosova shtet i artë për investime”, dhe se sipas tij, për këtë vit do të merren me çështje që të ngritin imazhin e vendit për investime nga jashtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)