AKB nis me Javët e Biznesit Kosovar
Prishtinë, 29 nëntor - Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Aleanca Kosovar e Bizneseve (AKB) organizon hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2017” e cila fillon nga sot në Prishtinë.
Javët e Biznesit Kosovar 2017 organizohen me traditë 15 vjeçare në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Ky manifestim do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e Kosovës duke filluar nga sot në Prishtinë dhe do të vazhdoj nëpër tërë Kosovën, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë e Preshevës, Turqi dhe në vendet e BE-së me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, Forumi Ndërkombëtar Biznesor si dhe më datën 17 shkurt 2018 - Kremtimi i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me produkte vendore.