AKB: Me sukses u mbyll Java e Biznesit Kosovar 2011
Mitrovicë, 3 tetor - Prodhuesit nga Kosova të prirë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, përfunduan projektin tashmë tradicional Java e Biznesit Kosovar.
Rreth njëqindë prodhues ekspozuan prodhimet e tyre para qytetarëve të qytetit buzë Ibrit. Fushata e AKB-së ka për qëllim sensibilizimin dhe vetëdijësimin e qytetarëve të Kosovës për konsumin e prodhimeve vendore.
Qytetarët patën mundësi që të njihen me prodhimet nga vendi në kuadër të projektit tradicional që mbahet për herë të nëntë në Kosovë.
Agim Shahini , kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve vlerësoi lartë pjesëmarrjen e qytetarëve, ndërkoh ftoi qytetarët që të tregohen nacionalistë ekonomik, pasi konsumi i prodhimeve vendore sjell rritje dhe zhvillim ekonomik në të njëjtën kohë edhe ulje të papuënsisë.
Java e Biznesit Kosovar 2011, do të shërbejë për të rritur më shumë vetëdijen konsumuese për prodhimet vendore. Duhet të iu themi po prodhimeve vendore dhe një jo të madhe prodhimeve të importuara. Të gjithë qytetarët jo vetëm të Mitrovcës por të gjithë Kosovës duhet që të konsumojnë prodhimet vendore ngase ato në të shumtën e rasteve janë të një cilësie më të mirë se ato që vijnë nga jashtë, tha Agim Shahini.
Ai shton se konsumimi i prodhimeve të Kosovës, duhet të jetë kontribut që secili prej neve duhet të jap për zhvillimin ekonomik të vendit, edhe për faktin se ne duhet të jetojmë me prodhimet të cilat dalin nga toka e vendit tonë ku jemi lindur, rritemi dhe ku po jetojmë.
Konsumi i prodhimeve vendore do të ndikojë në rritjen, zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë, tha se kreu i AKB-së.
Sipas tij mitrovicasit e Rexhë Mitrovicës e Isa Boletinit përher kanë patur traditë të pritjes dhe nderimit për mikun dhe kanë vlerësuar lartë vlerat dhe prodhimet vendore.
Gani Shala, drejtor i Ekonomisë në Mitrovicë, vlerësoi lartë organizimin dhe punën e madhe të AKB-së në ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore, duke ripërseritur premtimin për mbeshtetjen e bisneseve dhe prodhimit në përgjithësi.
Komuna është përher afër bisneseve dhe prodhuesve vendore, ndërsa sot mund të komunikojë se në qytetin tonë shumë shpejtë do ndërtohet Qendra e Bisnesit, pasi është siguruar donatori, ajo do të ketë kosto 330 mijë euro, ndërsa Mitrovica merr pjesë me 30 mijë euro tha Gani Shala.
AI shtoi se ky projekt tashmë tradicional do të vetëdijësojë qytetarët për konsumimin e prodhimeve vendëse.
Ky projekt, po ashtu, do të stimulojë prodhuesit, ngase mjetet nuk do të eksportohen jashtë vendit, por do të investohen në Kosovë tha kryetari i AKB-së në Mitrovicë Muharrem Osmani dhe njëherit edhe pronar i Fabrikës së detergjentit liquid. Ai tregoi se prodhojnë mbi tetëdhjetë lloj të shampunëve të cilësisë shumë të lartë. Ai tregoi se së shpejti do të prodhojnë edhe shampon të tjerë të cilësisë së lartë.