AKB: Jetoni me prodhime vendëse
Pejë, 30 shtator - Edhe qytetarët e Pejës patën mundësi që të premtën të shijojnë prodhimet e Kosovës dhe të vetëdijësohen për konsumin e tyre, në kuadër të projektit të Aleancës Koavere të Bizneseve Java e Biznesit Kosovar 2011, Unë konsumoi prodhime vendore po ju
..
Qytetarët paten mundësi që të njihen me prodhimet e rreth 100 prodhuesve nga vendi në kuadër të projektit tradicional që mbahet për herë të nëntë në vendin tonë.
Kryetari i Komunës së Pejës, Ali Berisha, tha se ky projekt tashmë tradicional ka arritur të vetëijësoi qytetarët për konumsimin e prodhimeve vendëse.
Ai gjatë takimit që pati me udhëheqësit e Aleancës së Biznesve të Kosovës, u dha përkrahje shumë të madhe prodhuesve për punën që po bëjnë edhe për kundër problem dhe importit enorm.
Ky projekt po vetëdijëson qytetarët që të përdorin prodhime vendore dhe do të stimuloi prodhuesit, ngase mjetet nuk do të eksportohen jashtë vendit por do të invetsohen në Kosovë.
Kreu i Pejës Ali Berisha , projektin e AKB-së Javët e Biznesit Kosovar e vlerësoi si shumë të qëlluar dhe të suksesshsëm.
Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Java e Biznesit Kosovar 2011, do të shërbejë për të rritur më shumë vetëdijen konsumuese për prodhim vendor. Ai këkroi nga qytetarët jo vetëm të Pejës por të gjithë Kosovës që të konsumojnë prodhimet vendore ngase janë më të mira dhe nga vendi ku po jetojmë.
AKB-ja, ka kënaqësinë për ti ofruar konsumatorit një zgjedhje të mirë që i mungon konsumatori tash e sa vite dhe ajo zgjedhje është prodhim vendor, tha kreu i AKB-së, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së shtoi se prodhuesit të cilët sot janë këtu, janë të besueshme dhe ofrojnë një siguri dhe cilësi për konsumatorin dhe ne si konsumator duhet tua kthejmë këtë besim kompanive dhe prodhuesve duke i konsumuar produktet.
Konsumoni prodhimet e Kosovës, sepse duhet të jetojmë me këto të cilat janë nga toka e vendit tonë ku jemi lindur, rritemi dhe ku po jetojmë. Konsumi i prodhimeve vendor do të ndikoj ënë rriten, zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë, tha Agim Shahini.
Projekti Java e Biznesit Kosovar do të mbyllet të shtunën në Mitrovicë ku dhe të gjuthë qytetarët për një javë kanë mundur të njihen e provojnë prodhimet e Kosovës.
Prodhuesi i pelenave Melisa dhe Jona Hajriz Kokollari, nga kompania Slovenien Partners nga Prizreni, tregoi se janë shumë të kënaqur me karenvelain e prodhimeve vendore nëpër Kosovës.
Ai falënderoi AKB-në për projektin për vetëdijësimin e konsumatorëve për konsum të prodhimeve të vendit.
Java e Biznesit Kosovar ka dhënë rezultate positive dhe shumë të larta dhe besojmë se qytetarët tashmë kanë kuptuar se duhet blerë prdohimet vendore, tha Hajriz Kokollari.
Ai trgeoi se prodhojnë tetë lloje të pelenave për fëmijë, katër soshë janë nga plasmastiapo qesja dhe po aq nga tekstili.
Kjo kompani ka shitje në tërë tregun e Kosovës ku eksporton edh enë vende të rajonit dhe ku punojnë rreth 20 punonjës.
Pronari tregon se do të shtojnë prodhimet në të ardhmen me disa lloje të palomave të lëngëta, vatave higjenike për femra dhe pelena të të moshuarve.