AKB-ja shënoi rezultatet e para të punësimit
Graçanicë, 1 qershor - Ishte premtuar se do të punësoheshin njëqindë veta në kompanitë që morrën pjesë në Graçanicë në Berzën e Punësimit Kosova 2012″ me 29 maj.
Tashmë një e katërta e tyre (25) vetëm kanë nisur me punë nga sot në ETC- Elkos Group. Një ditë pas përmbylljes së projektit të inicuar dhe realizuar nga Aleanca Kosovare e Binzeseve Berza e Punësimit Kosova 2012″ u realizuan edhe punësimet e para.
Kjo u bë e mundur nga ETC- Elkos Group, e cila hapi zyrtarisht super marketing në këtë lokalitet të banuar me shumicë serbe dhe e cila mundësoi edhe plasimin e prodhimeve vendëse në Graçanicë.
Përurimin e këtij evenitmenti e bëri kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahin, i cili tha se për herë të parë në Graçanicë përmes kompanisë së fuqishme Elkos Group, po ipet mundësia e ofrimit të konsumatorëve prodhimet vendëse.
Mision i AKB-së është promovimi i prodhimeve vendëse, zhvillimin ekonomik të Kosovës e në veçanti i sektorit privat, punësimi e sivjet edhe integrimi i pakicave n kompanitë vendëse.
Nga pesëdhjetë punonjësit e përzgjedhur nga projekti Berza e Punësimit Kosova 2012 në Graçanicë, kanë nisur gjysma e tyre punën këto ditë dhe të tjerët do të punësohen ditët në vazhdim, tha Shahini .
AKB-ja dhe Elkos Group, në rast po promovojnë ekonominë vendëse edhe në Graçanicë. Pos që këtij lokaliteti po i ofrojmë punësime, po i ofrojmë edhe prodhimet vendëse për konsum. Këto janë politika të mira jo vetëm nga institucionet shtetërore, por edhe nga kompanitë private të cilat në këtë mision po bëhen çdo ditë e e më të fuqishme.
Me këtë ne po tregojmë se kemi mundësi jo vetëm punësimi, por edhe integrimi në gjithë shtetin e Kosovës. Biznesi nuk njeh nacionalitet, ngjyrë e fe, por zhvillim dhe qëndrueshmëri dhe ky mision nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdoi edhe në të ardhmen, tha kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini.
Kreu i AKB-së falënderoi ETC-në për punësim që është një mision i shenjtë dhe i uroj të punësuarëve punë të mirë e të gjatë.
Sinqerisht Zyra për mardhënie me Publikun e AKB-së