AKB fillon fushatën “Javët e Biznesit Kosovar 2018”
Prishtinë, 23 nëntor - Në emër të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) mban konferencën për media lidhur me hapjen e fushatës “Javët e Biznesit Kosovar 2018” traditë 16 vjeçare me moto 'Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?'.
Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdijes konsumuese me prodhime vendore Made in Kosova e cila fillon sot në selin qendrore të AKB-ës në Prishtinë.
Në konferencë do të prezantohen shumë biznese dhe produkte vendore si mundësi e zëvendesimit të prodhimeve serbe,pas vënies së taksës për import të Serbisë dhe Bosnjës.
Për më shumë lidhur me programin e aktiviteteve do të informoheni nesër gjatë konferencës për media