AKB ekspozon prodhimet vendore në Prizren
Prizren, 5 dhjetor - Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe në kuadër të Projektit “Javëve të Biznesit Kosovar 2017, Aleanca Kosovare e Bizneseve bën ekspozimin e prodhimeve vendore në sheshin e dëshmorëve në qendër të Prizrenit.
Javët e Biznesit organizohet për herë 15 vite me radhë në Kosovë që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta.
Javët e Biznesit po ashty synojn të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik si dhe takimi me Diasporën Shqiptare në vendet e ndryshme me qëllim te promovimit,rritjes së eksportit të Biznesit Kosovar dhe promovimin e Kosovës si shtet potencial për investime të reja.