25 Dhjetor 2024

AKB do të përfaqësojë Kosovën në forumin ekonomik në Shkup

Prishtinë, 12 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se ditën e mërkurë do të jetë prezente dhe do të përfaqësojë Kosovën në forumin ndërkombëtar ekonomik në Shkup, të Maqedonisë.

Në këtë forum ekonomik i cili organizohet nga AKB dhe klubi biznesor Maqedono-Izraelit, marrin pjesë përfaqësues nga pesë shtete të ndryshme.  Pjesëmarrëses veç Kosovës, janë Izraeli, Maqedonia Bosnja dhe Shqipëria.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së tha se “Kosova shtet i Artë”, është sllogani me të cilin do të prezantohet Kosova në Forumin e Parë Ndërkombëtar që organizohet nga Alenca Kosovare e Bizneseve, Klubi i Biznesit  Maqedono Izraelit, Këshilli Agro Biznesit Shqiptarë dhe Oda Ekonomike nga Bosnia me 14 dhjetor në Shkup.

“Qëllimi i saj është rritja e bashkëpunimit ajo e vlerave ekonomike e shteteve tona dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare duke premtuar që Kosova të ulë deficitin tregtar e të cilin e ka të lartë”, tha Agim Shahini, kryetar i AKB-së.

Sipas tij kjo do të mbetet një tentim që Kosova të promovoj të gjitha vlerat ekonomike, politike dhe në sferën diplomatike që vendi është duke ecur drejt integrimeve evropiane, pa u ndalur në provokimet e askujt. Kjo do të thotë që Kosova është e përcaktuar me politikat e veta për të zhvilluar ekonominë vendëse, por edhe politikat e integrimit.

Me faktin se janë dy shtete që nuk e njohin Kosovën, kjo do të thotë që dalëngadale shtetet e tjera janë duke menduar që Kosova po i përmbush standardet si shtet dhe do të ndryshojnë qëndrimin që tiu bashkohen edhe 85 shteteve të tjera që e kanë njohur Kosovën.

AKB-ja do të jetë në Shkup prezente me 40 biznese vendëse dhe ku do të marrin pjesë mbi 150 biznese dhe mbi 400 pjesëmarrësh nga shtetet të ndryshme. Mbështetës të AKB-së janë edhe Ministria e Jashtme e Kosovës.

“Kjo do të jetë edhe një tentativ e spektrit ekonomik dhe politik të Kosovës që të promovojmë sa më shumë shtetin tonë si shtet i artë, si vend që po bënë reforma interesante çdo vit për investitorët”, tha Agim Shahini.

Pakoja fiskale e paralajmruar nga Qeveria që të nisë zbatimin nga 1 janari do të jetë njëri nga promovimet e AKB-së në konferncë, por nuk do të mungojnë edhe gjërat tjera si dhe promovimin e burimeve njerëzore që janë të rëndësishme për kompanitë e huaja.

Kreu i AKB-së, shtoi se  rezultatet e takimeve ndërkombëtare vitin e kaluar kanë shtuar eksportin me vendet regjionale në Malë të Zi pas aktivitetit Ditët e Biznesit, eksporti  është rritur mbi 500 mijë euro, me Shqipërinë me mbi një milionë euro dhe ms htetet e BE-së ku ka pasur eksport mbi dy m,ilione euro si rezultat i aktiviteteve të AKB-së.  Kjo ëhstë puna që bëjmë për prodhuesit e Kosovës.

“Edi që ka akoma nevojë më shumë për mbështetje për ti promovuar vlerat jashtë vendit. Nga kjo konferncë do të arrijmë shumë. Do ta prezentojmë vendin si shtet stabil ekonomik dhe politik”, tha kreu i AKB-së.  ai shtoi se do të rritet bashkëpunimi  dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet shteteve pjesëmarrëse në konferncë.   

Agim Shahini, shtoi më tej se në këtë forum AKB-ja synon të paraqesë në mënyrë bindëse arsyet se përse investitorët e huaj duhet të synojnë tregun e Kosovës dhe cilat janë avantazhet që shteti ynë i ofron investitorëve të huaj.

AKB gjithashtu do tju ofrojë fakte dhe të dhëna investitorëve të mundshëm në mënyrë që ata ta njohin Kosovën më mirë si në aspektin politik edhe në atë ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)