27 Dhjetor 2024

AKB: Bizneset shqiptare kanë potenciale të jashtëzakonshëm

Ulqin 2 korrik - Projekti “Javë e Biznesit Kombëtarë”, u mbajt edhe në Malë të Zi, konkretisht në Ulqin organizuar nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës, ku shumë prodhues nga të gjitha trevat shqiptare ekspozuan prodhimet e tyre para qytetarëve  dhe turistëve në Ulqin.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, është një ngjarje kapitale për shqiptarët e cila organizohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë .

Aktiviteti ka për qëllim rritjen, konsumimin dhe bashkimin e prodhuesve shqiptare në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët. “Javët e Biznesit Kombëtar” ka gjetur mbështetje nga dy qeveritë dhe komunat e të gjitha trevave shqiptare ku edhe po mbahen aktivitetet.

AKB-ja, po e realizon projektin me qëllim të rritjes së konsumit të prodhimeve kombëtare shqiptare dhe rritjes së eksportit shqiptar në vendet regjionale dhe më gjerë. Po ashtu AKB-ja po  promovon vlerat ekonomike kosovare dhe kombëtare për ngritjen e bashkëpunimit regjional.

“Prodhimet jo vetëm nga Kosova dhe ato shqiptare meritojnë një trajtim më të mirë, si dhe të krijoj partneritet me të gjithë  afaristët e Malit të Zi dhe akterët tjerë për përmirësimin dhe rritjen e eksportit të prodhuesve shqiptar”, tha Shahini.   

Sipas tij Ulqini është i njohur për vizitorët nga Kosova, por atje tash një kohë të gjatë mungojnë prodhime dhe shërbimet tona. Kjo çështje është ngritur edhe në nivel qeveritar në Mal të zi nga AKB-ja  dhe ka gjetur përkahjen e dy qeverive dhe po realizohet sivjet si pilot -projekt në Ulqin me qëllim të promovimit të përpjekjeve për rritjen e eksportit  në drejtim bilateral.

Kreu i AKB-së shtoi se ky është një test sesa qytetarët e këtij vendi janë të gatshëm  që ti konsumojnë prodhimet Made in Kosova.

Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se ndihen shumë të kënaqur që Ulqini  është nikoqir i këtij aktiviteti kaq të madhe dhe të rëdnësisëshm për biznesin kombëtar.

“Javët e Biznesit Kombëtar me aktivitet që kaluan kufijtë e shteteve duke u ngritur në nivel kombëtar, mbeten jo vetëm ngjarja më rëndësishme e bashkëpunimit ekonomik, por edhe një përspektive për unifikimin e tregjeve”, tha Cungu.

Kreu i Ulqinit shtoi se bizneset nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e ugina e Prshevës janë mbledhur  për të evidentuar dhe prompvuar potencialin e jashtëzakonshëm që kanë. Sipas tij duhet të jepet një mesazh të qartë  për rëndësinë dhe vetëdijen për bashkimin e tregjeve shqiptare.

“Rruga për integrime evropiane detryrimisht kalon  nga rruga e integrimeve rajonale dhe këtu  pos që po krijojmë kushte për integrimin e biznesit, por krijojmë parakushte edhe për  vendet tona në rrugën e integrimeve ekonomike evropiane”, tha kryetari Nazif Cungu.

Sipas tij bashkëpunimi në mes biznesve shqiptare mund te jetë edhe një shans i mirë i investimeve të përbashkëta për zhvillimin e vendeve. Kryetari ftoi investitorët shqiptarë që të investojnë bashkarisht në Ulqin.

Bashkëpunimi në mes të biznesve mund të jetë edhe një shans i mirë i investimeve të përbashkëta për zhvilimin ekonomik.

Vlerësime të mira dhanë edhe kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Enver Ferizaj dhe kryetari i Odës Veriperëndimore të Maqedonisë Menders Kuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)