Akademia e Ndërmarrësisë synon sjelljen e investitorëve të huaj
Shteti i Gjermanisë, historikisht, në të gjitha periudhat e ka mbështet dhe vazhdon ta mbështesë dhe ndihmojë popullin e Kosovës në të gjithë sektorët. Por, një mbështetje të madhe e ka dhënë sidomos në sektorin e ekonomisë.
Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik e Qeverisë së Gjermanisë me një bashkëpunim të ngushtë me Shoqërin për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Oden e Zejtarëve në Dortmund (ODZ) dhe Oden Ekonomike e Kosovës (OEK) kane krijuar në Kosovë Akademinë e Ndërmarrësisë (AN).
Planprogrami i kësaj Akademie, që është tejet i avancuar, përfshin trajnime të shumta, seminare dhe vizita nëpër ndërmarrje të Gjermanisë, takime të shumta me ndërmarrës gjermanë, vizita në ndërmarrjet vendore, etj.
Akademia si synim kryesor ka të ngrisë dhe të zhvillojë kapacitetet e udhëheqësve apo sipërmarrësve kyç të ndërmarrjeve kosovare, që ata të jenë ndërmarrës të suksesshëm.
Oda Zejtare e Dortmundtit dhe OEK kane zhvilluar projektin Akademisësë Ndërmarrësisë (AN), ku kanë marrë pjesë 12 ndërmarrje prej mesatarisht 10 sektorëve prodhues.
Pjesëmarrësit, që kryesisht ishin pronarë, bashkëpronarë dhe menaxherë të ndërmarrjeve që kanë kompetenca ekzekutive, gjatë këtij programi shpalosen interesat e tyre, që kishin të bëjnë me rritjen e kredibilitetit dhe vlerësimit ekonomik të ndërmarrjes së tyre, dhe synimet për të sjellë investitorë të huaj në Kosovë, me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës.