04 Janar 2025

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ul parashikimin për naftën

New York, 13 prill - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) publikoi një raport, ku vihet në dukje se ekonomia globale e dobët ka ndikuar negativisht te rritja e kërkesës botërore për naftën bruto, që është më e vogël se parashikimet e mëparshme.

Kjo është hera e tretë gjatë këtij viti, që IEA-ja e ul parashikimin e saj.

Në këtë raport thuhet se kërkesat botërore për naftë bruto do të jenë 90.6 milionë fuçi në ditë, 200 mijë fuçi më pak se sa parashikohej në janar.

Në vendet europiane, kërkesat ditore do të jetë vetëm 14.1 milionë fuçi në ditë, që është niveli më i ulët që nga vitet \'80-të të shekulllit të kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)