Agjencia Kosovare e Standardizimit shënon themelimin e ISO
Prishtinë, 16 tetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se Agjencia Kosovare e Standardizimit, me rastin e Ditës Botërore të Standardeve, organizon takim festiv.
Manifestimi i AKS-së ka për qëllim shënimin e themelimit të ISO, shpalosjen e rezultateve të arritura në Standardizimin Kosovar, dhe bashkëbisedim me palët e interesit, që implementojnë apo synojnë t’i kenë orientim pune në bizneset e tyre.
Pjesë e këtij manifestimi, janë KT-të, KPS-ja dhe bashkëpunëtor tjerë, të cilët do të prezantojnë standardizimin në dimensione të ndryshme.